Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit tim besimtar, kur t`ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të, duke llogaritur shpërblim, është me xheneti.” Transmeton Buhariu.
- Largimi i të zezës së syrit.
- Përkulja e majave të gishtave të këmbëve.
- Mos peshimi dot i duarve ( i lëshohen dhe i lirohen).
- Drejtimi i shikimit nga qielli.
- Ftohja e majave të duarve dhe e këmbeve.
- Përthyerja e majës së hundës.
- Futja brenda e pulpës së veshit.
- I ngrin nofulla e poshtme dhe i mbetet goja hapur.
Është mirë që personit në prag të vdekjes t`i përkujtohet shehadeti. I dërguari (alejhi selam) ka thënë: “Kush e ka fjalën e tij të fundit “La ilahe il Allah do të hyjë në xhenet.” Transmeton Ebu Daudi.
Pasi të sigurohemi për vdekjen e personit është detyrë të veprohet si më poshtë :
- T`i mbyllen qepallat e syve nëse i kanë mbetur hapur.
- T’i lidhet menjëherë një rrip (lecke) nën nofullën e poshtme dhe i lidhet mbi kokë, në mënyrë që të mos i mbetet goja hapur.
- T`i lëvizen kyçet (e duarve dhe të këmbëve) në mënyrë që të jetë i lehtë për t’u lëvizur kur të lahet.
- T’i mbulohet i gjithë trupi me një copë.
- Të shpejtohet në përgatitjen e tij, se ai tashmë është nga banorët e ahiretit.