Sekreti i Qukapikut që mbarti mbi supet e tij një nuse lale

0
556

Kjo tingëllon si një skenë e mrekullueshme miqësie mes kafshëve: qukapiku mban mbi krahë një nuse lale, e cili gjatë udhëtimit duket mjaft i qetë. Por natyra nganjëherë tregohet “mizore”: imazhet që duket sikur të kenë dalë nga një libër fëmijësh, janë kapur nga fotografi amator Le-May, në një park në lindje të Londrës.
Duket sikur bëhet fjalë për një përpjekje nga ana e gjitarit, për të vrarë shpendin e dobët. Le-May ishte duke shëtitur me bashkëshorten dhe kur dëgjoi zhurmat vuri re zogun që fluturonte. Ai mori teleskopin për të parë skenën që e la me gojëhapur. “ Pata kohë që të merrja aparatin tim. Zogu erdhi pikërisht në drejtimin tonë. Papritmas pamë qartë se ai kishte një gjitar të vogël mbi kurrizin e tij dhe se i kërcënohej jeta”, tregoi Le-May.
Fotografi kishte frikë së po përballej me vrasjen direkt të zogut. “ Shpresoja që prezenca jonë të trembte nusen e lalës. Në fakt, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi të vrasësit të tij, qukapiku mundi që të përfitojë për të liruar veten. Iku për të vazhduar jetën, ndërsa nusja e lalës u zhduk në bar, i uritur”, përfundon fotografi.