Sa i kushtojnë rëndësi përkujdesjes ndaj prindërve?

0
239

Dijetari i madh Ibn Xheuzi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kam vënë re se djelmoshat e kohës sonë nuk i kushtojnë rëndësi përkujdesjes ndaj prindërve dhe nuk e shikojnë si çështje obligative prej obligimeve fetare. Ata çojnë zërin para baballarëve dhe nënave të tyre, sikur mos ta besonin se bindja ndaj tyre është prej obligimeve fetare. Gjithashtu i shkëpusin lidhjet farefisnore për të cilat janë të urdhëruar që t’i mbajnë në librin e Allahut. Allahu ka ndaluar që të shkëputen këto lidhje në mënyrën më të ashpër, kurse ata i paraprijnë me bojkot e grindje . . .”.

Më pas ai përmend tekstet fetare në lidhje me këtë temë dhe thotë: “ Le ta dijë ai i cili përkujdeset për prindërit e tij, se sado që të jetë i përkujdesur në maksimum për ta, ai nuk do të arrijë kurrë që t’i falënderojë siç e meritojnë. Transmetohet nga Zurate ibn Ibrahim se një person erdhi tek Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe i tha: “Unë kam nënën e cila ka arritur moshë të madhe të pleqërisë dhe se ajo nuk mund ta kryej nevojën e saj personale vetëm se mbi shpatullat e mia. E përgatis atë për nevojën e saj dhe e kthej kokën pas. A thua vallë e kam shlyer hakun e saj? Ai i tha: Jo. Ai i tha: A nuk po e mbaj mbi shpatullat e mia dhe e kam mbyllur veten në përkujdesjen ndaj saj? Umeri i tha: Ajo e bënte diçka të tillë me ty dhe shpresonte që t’i të jetoje, kurse t’i po shpreson ta heqësh qafe atë.

Një person erdhi tek Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe i tha: Kam ardhur me nënën time nga Hurasani duke e mbajtur mbi shpinën time dhe ashtu kam kryer edhe ritet e haxhit bashkë me të. A thua vallë e kam kryer hakun e saj? Ai i tha: Jo, as një dhimbje prej dhimbjeve të saj (të lindjes). . .”.

Pas kësaj Ibn Xheuzi tha: “Përkujdesja ndaj tyre është që t’u bindesh në atë që urdhërojnë përderisa nuk është diçka e ndaluar fetarisht, si dhe tu japësh përparësi atyre ndaj adhurimeve vullnetare. Të largohesh nga ajo që të ndalojnë e të shpenzosh për ta. Të synosh gjërat që ata dëshirojnë si dhe tu shërbesh atyre në mënyrën më të plotë. Të tregohesh i sjellshëm me tad he të ruash autoritetin që kanë duke mos u ngritur zërin e as duke mrrolur fytyrën. Mos t’i thërrasë në emrat e tyre si dhe të ecë pas tyre dhe të tregohet i durueshëm nëse shikon prej tyre diçka që ai nuk e pëlqen”.
Marrë nga libri “respekti ndaj prindërve” i Ibn Xheuzit.

Përktheu: Ylli Rama

Udha e Besimtarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here