Sa do jetë mosha e femrave në Xhenet ?

0
976

Pyetje:
Kam degju se mosha e femrave ne Xhennet eshte gjashtembedhjete vjeqe, e e meshkujve 33. Nese mund pak me gjeresisht me me tregu se a eshte e vertete apo jo? Allahu ju dhashte te mira ne jete, per kete qe po e beni.

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut te madherishem, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin a.s, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pejgamberi (salallahualejhiveselem) kur flet për banorët e Xhenetit, thotë se ata do të jenë: “Në moshën tridhjetë e tri vjeçare”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i mirë)
Kështuqë, në hadith nuk bëhet ndonjë dallim ndërmjet moshës së meshkujve dhe femrave, andaj edhe kuptohet se të gjithë do të jenë në një moshë, duke mos pasur dallim në vitet e tyre.

Allahu e di më së miri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here