Thënie të urta mbi ruajtjen nga mëkatet

Thënie të urta mbi ruajtjen nga mëkatet

Thënie të urta mbi ruajtjen nga mëkatet!

Thotë ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë: Kush e përmendë vllaun e tij për ndonjë mekat nuk vdes pa mos rënë edhe vet në atë mëkat.

Aid el-Karni thotë: Mos e nënçmo asnjë njeri edhe nëse e sheh duke bërë mëkate të mëdhaja, ti nuk e di se kush do të jetë më afër Allahut Ditën e Gjykimit ti apo ai.

Gjithashtu ai thotë: Mos i mbikqyrë njerëzit në veprat e tyre, mos i zbulo fshehtësitë e tyre, dhe mos i spiuno (duke i kërkuar mangësite e tyre).

Nebil el-Uvejdi thotë: Merru me veten tënde dhe përmirëso shikimin tënd ndaj të tjerëve, do të japësh llogari vetëm për veten tënde e jo edhe për të tjerët.

Aliu, radijallahu anhu, thotë: Pas çdo mëkati zbret një problem, kurse pas çdo pendimi fshihet një gjynah’.

Ibën Abasi, radijallahu anhuma, thotë: Mëkati sjellë shëmtim në fytyrë, terr në varr,dobësi në trup, mangësi në risk, dhe atë njeri e urrejnë zemrat e të tjerëve).

Njëri prej dijetarëve të selefit thotë: E harrova Kuranin pasi e dija përmendësh për shkak të një mëkati që e pata bërë para dyzet viteve.

Një fjalë e urtë thotë: Nuk mbetet mëkat i vogël me vazhdim në to –pra ato shndërrohen në të mëdha- dhe nuk mbetet mëkat i madh me pendim nga ai –pra i falë Allahu.

Bishri, Allahu e mëshiroftë, thotë: Sikur njerëzit do të mendonin në madhështinë e Allahut kur nuk do t’i bënin mëkat Atij.

Ebu Derdai, radijallahu anhu, thotë: Allahu mirësitë e bëra t’i paguan por edhe mëkatin nuk ta harron.

Njëri prej selefit ka thënë: Edhe sikur ta dija se Allahu mi ka falur mëkatet mua do më mbetej turpi ndaj Allahut për mëkatet e bëra e kjo do të ishte e mjaftueshme si e keqe e madhe për mua.

Fudejl b. Ijadi thotë: Sa herë kam bërë mëkat veçse e kam vërejtur një gjë të tillë tek gruaja dhe kafsha ime.

Një njeri njëherë e pyeti Hasan el-Basriun duke i thënë: “Në mbrëmje bie në gjumë duke vendosur që ditën e nesërme t’i kryej disa adhurime të caktuara, por nesër assesi nuk më mundësohet një gjë e tillë, e kështu veproj çdo natë dhe ditë, ku qëndron shkaku”?. Hasan el-Basriu ju përgjigj: Mëkatet e tua të kanë lidhur dhe të kanë bërë rob të vetin e nuk të lënë që t’i realizosh qëllimet e mira.

Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë ka thënë: Mëkatet janë sikurse plagët e mos haro se disa plagë janë edhe vdekjeprurëse.

Sufjan Thevriu thotë: Nuk munda të ngrihem natën për namaz pesë muaj për një mëkat që e pata bërë.

Omeri, radijallahu anhu, kur u dridh toka në Medine i mblodhi banorët e saj dhe u tha: Kjo ndodhi për shkak të mëkateve, andaj nëse ndodhë edhe një herë nuk do të jetoj me ju në këtë vend.

Përshtati: Mirsat Hamidi