Sa janë të shëndetshme vezët e papërpunuara ?

0
240

Vezët kanë vlera ushqyese, sepse ato përmbajnë komponime që janë të rëndësishme për funksionimin e të gjithë organizmit, si seleni, jodi, fosfori, kolina, luteina, vitamina A, B2, B5, B12, E, D dhe K.

E megjithatë, sa është e shëndetshme të konsumohen vezët e papërpunuara, apo vezët e papërpunuara termikisht?

Shumë njerëz preferojnë të konsumojnë vezë të papërpunuara, sepse nivelet e disa komponimeve ushqyese gjatë përpunimit termik bien në mënyrë të konsiderueshme. Megjithatë, përpunimi termik mund t’i bëjë disa komponime ushqyese edhe më efektive, dhe kjo është tema kryesore e debatit mes ithtarëve të dietës me ushqime krejtësisht të papërpunuara dhe ithtarëve të ditës me ushqime që janë të përpunuara termikisht.

Edhe pse nivelet e disa vitaminave (vitaminat C, B6, B9) gjatë përpunimit termik bien ndjeshëm, substancat e tjera ushqyese bëhen më efektive. Një studim ka treguar se trupi shumë më mirë i shfrytëzon proteinat e vezëve kur ato janë të përpunuara termikisht. Prandaj, zgjedhja juaj e fundit do të varet nga qëllimi juaj.

Gjithashtu, ajo që nuk duhet injoruar, duhet ta marrim parasysh salmonelën, e cila mund të jetë e pranishme në vezët e papërpunuara me cilësi të dyshimtë. Edhe pse larja e lëvozhgës së vezës para përdorimit e zvogëlon në masë të madhe rrezikun, nuk e eliminon atë plotësisht, salmonela mund të jetë e pranishme në vetë brendësinë e vezës apo të verdhën e vezës.

Gjithmonë duhet ta mbani në mend se jo të gjitha llojet e vezëve e kanë të njëjtën cilësi. Më së miri është të zgjidhni vezët organike të cilat shumë më rrallë përmbajnë kompozime të dëmshme, vetëm rreth 5 për qind. Nga rreziku i infektimit me salmonelë duhet të kenë më shumë frikë fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sistem të dobët imunitar.

Kur i përpunoni vezët termikisht, ia mundësoni trupit që ta shfrytëzojë biotinën nga e verdha e vezës. Pikërisht kjo është arsyeja se pse njerëzit që hanë vetëm vezë të papërpunuara, shpesh kanë mungesë të biotinës në trup.

Vezët e papërpunuara mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, por ekspertët këshillojnë që ta zgjeni mesin e artë. Vezët i përpunoni termikisht në nivel minimal për mos e reduktuar shumë përmbajtjen e materieve ushqyese, ndërkohë që e maksimalizoni efektin e ushqyesve të tjerë dhe e ulni rrezikun e infektimit me salmonelë

Ja pse duhet të hani vezë|

 

Të hash vezë është mjaft e shëndetshme përkundrazi që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njëri prej atyre që beson ashtu dhe nuk ha ve rregullisht, ja ku ke disa arsye pse duhet të hani vezë.

Zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit

Vezët janë një nga burimet më të mira të “choline-s”. Një ve e madhe ka 33 për qind të vlerave që rekomandohen në ditë. Një studim i publikuar këtë vit ka zbuluar se gratë që konsumojnë shumë koline (choline) janë për 25 për qind më pak të rrezikuara ndaj kancerit të gjirit.

Vezët mirëmbajnë shikimin

Të verdhët e vezës gjithashtu janë përplot me yeaxanthin dhe lutein, që të dyja materie antioksiduese që janë treguar se na mbrojnë nga degjenerimi muskulor. Kështu do mund të rrotulloni sytë edhe në të ’80-tat!

Hulumtuesit kanë zbuluar se të hash ve në mëngjes ndihmon që të kufizosh konsumimin e kalorive gjatë gjithë ditës, rreth 401 kalori. Kjo do të thotë se ju do arrini të humbni rreth 1.3 kg në muaj. Kjo ndoshta është për shkak se vezët ju ndihmojnë të ndiheni i/e ngopur për më shumë kohë dhe kështu të mos e teprosh me drekën apo të mos hash ushqime tjera deri sa të vijë koha e drekës. Edhe pse vezët përmbajnë kolesterol ky është tjetër kolesterol nga ai që kemi në trup. Përkundër rekomandimeve shëndetësore të deritanishme nuk ka dëshmi që sugjerojnë se rritet niveli i kolesterolit në gjak.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here