RRËFIM DHE MËSIM

0
490

Tre shokë ecnin rrugës natën dhe panë një njeri që groponte në skaj të rrugës.

I pari i tha të tjerëve: Shikoni.. ky njeri hap gropë në skaj të rrugës, patjetër ta kishte vrarë dikë dhe dëshiron që tash natën ta varros! Do ta gjuaj me gurë e ta mbyti në vend!

I dyti tha: Jo, jo, ky nuk është vrasës… po është njeri që nuk ju beson të tjerëve dhe e fsheh këtu pasurinë e vet.

I treti i shikoi ata dy dhe tha: As kjo e as ajo… po ai është duke hapur pus që njerëzit të pinë ujë prej aty, ky është njeri i mirë!

Mësim nga rrëfimi:

Çdo njeri e supozon për tjetrin atë që e ka vet… i miri i sheh të tjerët si të mirë, kurse i keqi i sheh të tjerët si është vet.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU