Pse tradhtojnë meshkujt?

0
211
Man looking out over city at sunset

1. Shumica e tradhtive bashkëshortore ndodhin atëherë kur marrëdhëniet bëhen të zbehta, të ftohta dhe rutinë; dhe nga kjo mashkulli fillon të kërkojë romancën e cila është fshehur nga jeta e tij, kështu që kërkon një femër e cila do t’i dhurojë atë që gruaja e tij nuk ia ka dhënë.

2. Disa burra kur iu lindë fëmija i parë, pakohet kujdesi i gruas ndaj tij dhe gjithë kohën dhe rëndësinë ajo ia kushton foshnjës së saj, në këtë mënyrë ajo lë gjurmë psikike tek bashkëshorti, ndërsa ai mundohet që nevojën e tij ta mbulojë jashtë kornizave të martesës.

3. Burri nga natyrshmëria e tij dëshiron që të jetë tërheqës dhe i dashur pandarë dhe kur gruaja e tij lë anash kujdesin ndaj tij duke u marrë me fëmijët dhe shtëpinë, burri fillon të hedhë shikimin në ndonjë grua tjetër të apelojë se ende është i kërkuar, e kështu që shkon drejt ëndrrave të tij dhe përpiqet t’i realizojë ato në një forme ose tjetër.

4. Ndoshta, ai ka dëshirë të kthehet tek shoqëria e keqe, duke kthyer prapa ditët kur ai nuk bartë përgjegjësi për jetën dhe kënaqësitë romantike.

5. Atëherë kur burri ballafaqohet me lodhje gjatë punës dhe vëren se ai nuk respektohet nga administrata duke ia ngritur postin, mund të shkojë drejt një gruaje tjetër që të vërtetojë për veten e tij se ai është i kërkuar dhe i vlerësuar nga të tjerët, e jo edhe nga gruaja dhe personeli ku ai punon.

6. Nëse gruaja fillon të mos e respektoj bashkëshortin e saj, të mos e vlerësoj dhe po ashtu nuk çanë kokën për dëshirat e animet e tij, qofshin shkencore, kulturore, sentimentale apo seksuale.

7. Gruaja qe burrin e bënë objekt loje, e kritikon pa ndërprerë, tallet me sjelljet e tij, nuk ia respekton familjen dhe me problemet bashkëshortore mes tyre, del jashtë kornizave të jetës së tyre, kjo punë e shtynë që ai të kërkojë një grua tjetër që e respekton dhe e çmon (vlerëson) jetën e tij.

8. Atëherë kur gruaja nuk dëgjon problemet dhe preokupimet e bashkëshortit të saj, ai kthehet drejt dikujt tjetër që të realizojë qëllimin e tij, të pakoj peripecitë dhe të gjejë atë që e dëgjon.

9. Privimi i bashkëshortit nga buzëqeshja kur e pret dhe përcjell nga shtëpia e nuk mundohet të sjellë hare derisa ai është prezent aty.

10. Mos kujdesi i gruas për shtëpinë dhe çështjet personale të bashkëshortit, psh: orarin e gjumit, ushqimit, hekurosjen e rrobave, etj.

11. Prej shkaqeve më kryesore është edhe fshehja e ndjenjave të ndërsjellat dhe të ngrohta, po ashtu edhe ftohja e marrëdhënieve seksuale tek shumica e grave.

Përktheu: Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here