Prekja e xhinëve mund të ndodhë në rastet që vijojnë:
1. kur xhini irritohet nga ndonjë sjellje e pakontrolluar që e godet, sepse xhini është i padukshëm ( e përvëlon me ujë valë kur e derdh ujin, bie mbi të e te ngjashme).
2. kur xhini ose xhinesha dashurohet në krijesën njerëzore.
3. kur xhini i lig bën zullum e padrejtësi, madje edhe pa kurrfarë arsye, e që paraqitet tek njerëzit në njërën prej këtyre katër gjendjeve që vijojnë:
a) në gjendje hidhërimi
b) në gjendje frike,
c) në gjendje kënaqësie dhe
d) në gjendje depresioni.
Hyrja dhe ngjitja e xhinit me njeriun mund të ndodhë për shkak të natyrës dhe karakterit të xhinëve, të cilët janë të pamaterializuar, në realitet të krijuar “nga flaka e zjarrit”.