Home Zgjodhëm për ju. IMAM AHMEDI DHE BUKEPJEKESI!

IMAM AHMEDI DHE BUKEPJEKESI!

A baker makes bread in the bakery of an hypermarket store of French retail giant Carrefour, in Villeneuve-la-garenne, near Paris, on December 7, 2016. / AFP PHOTO / Thomas SAMSON

Imam Ahmedi deshi ta kalonte një natë në xhami por roja e xhamisë e pengoi.
Do të flejë tek vendi i këmbëve të mia- kërkoi Imam Ahmedi, dhe vërtetë, ashtu edhe bëri, por roja e xhamisë u ngrit dhe e largoi-tërhoqi prej xhamie. Imam Ahmedi atëbotë ishte në moshë të shtyrë dhe në fytyrë i dukeshin rrudhat e pleqërisë.
Derisa ishte në këtë gjendje e pa atë një bukëpjekës i cili i ofroi konak. Imami shkoi dhe ai vërtetë, edhe pse nuk e njohu, ia bëri një mikpritje islame shumë të madhe.
Bukëpjekësi pas pak shkoi tek dhoma e tij që t’ia fillonte punës për gatimin e bukëve. Imami e dëgjoi bukëbërësin gjatë tërë kohës duke kërkuar falje të mëkateve -duke bërë istigfar-. U mahnit Imami kështu që të nesërmen e pyeti për këtë gjë.
Gjatë tërë kohës sa e bëj gati brumin kërkoj falje të mëkateve- tha bukëbërësi.
Imami duke qenë se dinte mirë vlerën dhe të mirat e istigfarit (kërkimit falje) e pyeti nëse kishte gjetur të mirat e tij?
Po, çdo gjë ma ka plotësuar Allahun i madhërishëm përveç një lutjeje të kamotshme- tha bukëbërësi.
E cila është ajo?- pyeti Imami.
Ta shoh Imam Ahmed b. Hanbelin- tha bukëbërësi.
Po unë jam Ahmed b. Hanbeli dhe pasha Allahun mbrëmë unë pakam qene tërhequr zvarrë për të ardhur tek ti(1).
Pershtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI

Previous articleTURPI ZBULOHET EDHE NË KËTË BOTË
Next articleTregim edukativ: Punë, shtëpi – shtëpi, punë…