Plaku i nderuar dhe udhëtarët e trenit

0
231

Plaku i nderuar dhe udhėtarėt e trenit

A e keni dėgjuar historinė e njė plaku tė nderuar dhe udhėtarėve tė trenit??

Atėherė lexojeni tani, sa e dobishme ėshtė ajo!! Sa kuptimdhėnėse ėshtė ajo!! Sa e vecantė ėshtė ajo pėr secilin prej nesh!! Unė, ti, ai, ajo e kemi jetuar kėtė nė ēdo moment..!!

Ka ndodhur kjo histori nė njė tren…

Nė atė ditė ranė sirenat e trenit duke lajmėruar pėr nisjen e tij.. tė gjithė udhėtarėt hipėn nė tren. Njė plak i nderuar erdhi pak me vonesė, por pėr shansin e tij tė mirė treni nuk i iku… U ngjit ky i moshuar nė tren, ku gjeti tė gjitha dhomat e zėna..

Shkoi nė dhomėn e parė..

Gjeti disa fėmijė tė vegjėl duke lozur e duke qeshur me njėri-tjetrin…mbasi i pėrshėndeti u ul pranė tyre.. fėmijėt e lanė lojėn duke shikuar kėtė fytyrė tė ndritshme, e ato thinja tė cilat tregonin moshėn e thyer tė tij.. Mirė se erdhe o xhaxha u gėzuam shumė pėr takimin tėnd..- i thanė fėmijėt. i pyeti nėse e lejonin qė tė ulej pranė tyre apo jo??.. U pėrgjigjėn duke thėnė: persona tė tillė si ti i mbajmė lart e pėrmbi kokė…por!!! Porse ne jemi fėmijė nė lule tė rinisė, lozim e bredhim me njėri tjetrin prandaj po kemi frikė se nuk gjen rehati me ne, e tė bezdisim.. Gjithashtu ndodhja jote nė mes nesh na bėn qė tė mos lozim sikur duam. Shko tek dhoma tjetėr mbas kėsaj dhome, e sigurisht atje tė gjithė kanė dėshirė tė takojnė ty…

U nis i moshuari pėr tek dhoma tjetėr..

Gjeti aty tre djem tė cilėt dukeshin studenta gjimnazi.. nė dorė kanė makina llogaritėse e trekėndėsha vizatimi.. duken shumė tė zėnė nė zgjidhjen e problemave e nė bisedėn e teorive tė fizikės. i pėrshėndeti…. Ah sikur ti kishit parė se sa u gėzuan sapo e panė kėtė plak tė moshuar.. e pritėn shumė mirė e i treguan se sa tė gėzuar ishin me takimin me tė…Mirė se erdhe o xhaxha-I thanė… i pyeti nėse mundej qė tė ulej me ta apo jo..!!! u pėrgjigjėn: Kemi nderin qė ti tė ulesh me ne nė dhomėn tonė por!!! Por sic e shikon ne jemi shumė tė zėnė nė mėsimet tona, e nganjėherė pa dashje e ngrejmė zėrin..prandaj ne kemi frikė se mos tė bezdisim e nuk rehatohesh me ne…gjithashtu ndodhja jote mes nesh na bėn qė tė ndjehemi jo tė lirė nė shfrytėzimin e kėtij rasti nė tė cilin pregatitemi pėr provimet e fundit tė vitit…shko pėr nė dhomėn tjetėr se me kėtė fytyrė tė ndritshme ēdokush do tė dėshironte tė ulej me ty…eh..ēėshtja ime i takon All-llahut…u ngrit e u nis plaku i nderuar pėr nė dhomėn tjetėr..

Aty gjeti njė tė ri me nusen e tij, dukeshin se ishin nė muajin e mjaltit…fjalė romantike…tė qeshura…ndjenja tė mbushura me ngrohtėsi e dashuri… i pėrshėndeti. Menjėherė sapo e panė fytyrat iu ndriēuan nga gėzimi…Mirė se vjen o njeri i nderuar…Mirė se vjen o ballėndritur.. i pyeti nėse mundej qė tė ulej me ta nė dhomėn e tyre???

Iu pėrgjigjėn- me njeri si ti, do tė ishte nder pėr ne qė tė uleshim pranė tij por!!! .. Por siē e shikon ne sapo jemi martuar e tani jemi ne muajin e mjaltit…ambienti kėtu plot romancė…ambient rinor… kemi frikė se nuk rehatohesh me ne…nė tė njėtėn kohė edhe ne nuk do tė mundemi tė flasim lirisht ne prezencėn tėnde. Padyshim se nė dhomat e tjera shumė prej njerėzve do tė dėshironin tė tė kishin pranė.

Shkoi drejt dhomės tjetėr… Aty gjeti dy persona afėr tė dyzatave…tė cilėt mbanin nė duar harta tokash e projektesh. Shkėmbenin mendimet e tyre pėr zgjerimin e bisnesit nė tė ardhmen. Vlera e valutės dhe llogaritė e ndarjes.. i pėrshėndeti me selam…u gėzuan nė pamjen e tij…ve alejke selam ve rahmetullahi ve berekatuhu o plak i nderuar… Mirė se erdhe o dijetar i mirė.. i pyeti nėse do ta lejonin qė tė ulej me ta??? i thanė atij: ne kemi nderin mė tė madh qė nė dhomėn tonė tė na shoqėrojė njė person i tillė si ti…jo vetėm kaq, porse ne jemi me tė vėrtetė me shans qė tė shikojmė kėtė fytyrė tė ndritshme..porse!!!!

“o sa fjalė e rėndė i fshin gjithēka u tha mė lart”

..sic e shikon ne sapo kemi filluar tregtinė tonė, e mendja jonė ėshtė shumė e zėnė me pasurinė dhe tregtinė, e mėnyrat se si tė realizojmė ato projekte qė ėndėrrojmė. Pra biseda jonė ėshtė vetėm rreth tregtisė dhe pasurisė.. kemi frikė se tė mėrzisim apo ndoshta nuk gjen rehati me ne.. Shko tek dhoma tjetėr e aty padyshim tė gjithė udhėtarėt kanė dėshirė me ndejtė me ty…

E kėshtu arriti dijetari nė dhomėn e fundit.. Gjeti aty njė familje e pėrbėrė nga babai, nėna dhe fėmijėt.. nuk kishte nė dhomė asnjė vend ku tė ulej…U tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Ia kthyen selamin duke e mirėpritur me thėnien…Mirė se erdhe o plak i nderuar. Para se tė kėrkonte prej tyre nėse e lejonin qė tė ulej me ta nė dhomėn e tyre..kėrkuan prej tij qė ti shoqėronte nė dhomėn e tyre… Muhamed ulu ti afėr vėllait tėnd Ahmedit…largoni kėto canta nga rruga…hajde o Abdull-llah ulu nė prehėr tė nėnės tėnde…bėni vend pėr tė… E falėnderoj All-llahun plaku i nderuar e u ul mė nė fund nė njė karrike mbas gjithė kėsaj lodhje duke kėrkuar vend nė tren.

Ndaloi treni nė njė nga stacionet e tij. U ngjit nė tė shitėsi i ushqimeve tė gatshme…I thirri atij plaku i nderuar e kėrkoi prej tij qė ti jepte tė gjithė pjesėtarėve tė familjes e cila lejoi qė tė ulej me ta cka dėshironin e pėr vete kėrkoi njė sandviē me djath… e morėn vesh kėtė qė ndodhi udhėtarėt e trenit tė cilėt do tė kishin shumė dėshirė qė njė gjė e tillė tė kishte qenė nasibi i tyre duke thėnė: deshi qė tė ulej me ne por……..

Mbas pak u ngjit shitėsi i pijeve, ku kėrkoi prej tij plaku i nderuar qė tu jepte pjesėtarėve tė familjes ēka donin tė pinin nėn llogari tė tij, e pėr vete mori pije portokalli.. O All-llah, shikimet e njerėzve filluan tė drejtoheshin drejt tyre… filluan tė pendohen pėr atė cka kaloi duke thėnė…Ah ai deshi tė ulej me ne por….

Mbas pak u ngjit nė tren shitėsi i revistave e i gazetave ku kėrkoi prej tij plaku i nderuar revistėn “lulet e shpresės sė kėtij umeti”..pėr nėnėn……revistėn “ji thirrės nė rrugė tė All-llahut” pėr babain… revistėn “njohja e akides” pėr fėmijėt…e kėrkoi pėr vete revistėn “Umeti Islam”…gjithashtu edhe kėto nė llogari tė tij…akoma vėshtrimet e njerėzve vazhdojnė ti ndjekin cka po ndodh…tė gjitha kėto e akoma nuk ishte kjo pendimi i tyre i madh pėr ēka kaloi…

Ndaloi treni nė qytet….. u cuditėn udhėtarėt nga gjithė ajo mburojė ushtarake, festė e lule tė cilat kishin zbukuruar stacionin. Pas pak u ngjit nė tren njė polic me grada tė larta…e kėrkoi prej udhėtarėve tė qėndrojė secili nė vendin e tij pa zbritur para se tė zbriste mysafiri i mbretit nga treni…sepse mbreti vetė ka ardhė nė pritje tė tij …nuk ishte mysafiri i mbretit askush tjetėr pėrveē atij plaku tė nderuar. Porse ai refuzoi tė zbriste, vetėm atėherė kur ta lejonin tė zbriste me familjen e cila e priti aq mirė e i bėri vend te ulej me ta…prandaj kėrkoj prej mbretit tu japė ēka duan.. pranoi mbreti e i mori nė kėshtjellėn e tij pėr tre ditė ku u kėnaqėn nga dhuratat e ushqimet aq tė mira tė tij, e gjithashtu edhe nga pamjet e bukura tė kėshtjellės e nga kopshtet lulėzuese….

Nė kėtė moment u penduan udhėtarėt shumė..ky ishte pendimi mė i madh i tyre…porse ky pendim nuk u vlejti atyre tani..

E tani mbas u kėnaqėm sė bashku nė leximin e kėsaj historie u bėj njė pyetje???

Kush ėshtė ai plaku i nderuar?

Pėrse thashė nė fillim: sa e vecantė ėshtė ajo pėr secilin prej nesh!! Unė, ti, ai e ajo e kemi jetuar kėtė nė ēdo moment..??

Unė e di se tė gjithė ju e kuptuat… e morėt vesh se ē’kisha pėr qėllim me tregimin e kėsaj historie….

Pra “plaku i nderuar” ishte feja….

Iblisi, i mallkuar qoftė, deri nė Ditėn e Gjykimit i bėn pėr mbyt njerėzit nė ēėshtjet e dunjasė.

Shejtani e din shumė mirė se nėse do tu thonte njerėzve se feja ėshtė e keqe e nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr ju, asnjė nuk do ti pėrgjigjej apo vetėm njė pakice, por ai i vjen njerėzve duke u thėnė se: feja ėshtė shumė e bukur por fėmijėt duhen tė marrin nasibin e tyre nga dunjaja…haram ėshtė ti lidhim qysh tani….kur tė rriten edhe pak do tua mėsojmė fenė e do ti zbatojnė rregullat e saj….

Ku ka mė e bukur se feja por….tani janė akoma studenta e kanė shumė mėsime, kur tė mbarojnė provimet e studimet do ta mėsojnė fenė….

Apo akoma jemi nė muajin e mjaltit….feja ėshtė diēka e shkėlqyer por nesėr do ta zbatojmė atė.

Jemi akoma duke forcuar veten ekonomikisht e nuk kam kohė, sapo tė qėndroj pak nė kėmbė nė tregėtinė time do tė filloj tė mėsoj pėr fe e do tė jem zbatues i rregullt i saj.

E ne nuk e dimė se e nesėrmja do tė vijė e do tė jemi gjallė apo do tė jemi poshtė tokės…..!!!

Keqardhja e nesėrme do tė jetė e padobishme…tė gjithė besojmė nė urtinė e fjalės sė urtė se “Punėn e sotme mos e lė pėr nesėr” por fatkeqėsisht ne nuk e zbatojmė atė ēka besojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme….prandaj gjithmonė jemi tė pasuksesshėm pėr ndėrtimin e tė ardhmes nė dunja…e ahiret.

Vitet kalojnė e ne akoma themi …nesėr do ta bėj… do ta bėj por mbasi tė lirohem nga kjo…..jam akoma i vogėl kur tė rritem do tė bėj….mbasi tė martohem do tė jem zbatues i fesė….mbasi tė gjej punė….mbasi….mbasi…….mbasi ….e mbasitė nuk mbarohen.

Islamway.com

Pėrktheu nga arabishtja F.Gurra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here