PLAKA DHE LETRA

0
496

Një ditë prej ditëve në rrugë varet një letër ku në të shkruan: “I kam humbur njëzet dinar dhe ai që i gjen shpresoj të më i kthen në adresën e filanit banesa numër 76 për arsye se jetesa ime është e ulët dhe kam nevojë për to dhe me to më duhet të blej bukë”. Kalon një njeri i cili e sheh letrën e shënuar dhe i vjen shumë keq saqë vendos që të shkon deri tek banesa dhe të pretendon se ai i ka gjetur të hollat. Troket në derë dhe nga banesa del një plakë të cilës ky njeri ia jep nga xhepi i tij njëzet dinar. Kur plaka e sheh këtë gjest të tij fillon të qan dhe i thotë se ti je i dymbëdhjeti i cili vjen dhe pretendon se i ke gjetur të hollat e mia. Njeriu buzëqeshi dhe u nis në drejtim të ashensorit kurse plaka në atë moment i tha: “Biri im nëse ke mundësi largoje njoftimin nga rruga. Unë në fakt nuk di shkrim dhe unë nuk e kam shkruajtur letrën dhe filloi të qan dhe të thotë se mirësjellja dhe mëshira e juaj ndaj meje më jep shpresa dhe më bën ta ndjej mirësinë e dynjasë”.

O ti musliman, mos e lejo veten ta lësh një nevojtar dhe ti je i zhytur në begati.

Patjetër do të kesh nevojë që ndokush të zgjon nga gjumi i shkujdesjes, e nëse jo në dynja në ahiret nevoja do të jetë më e madhe dhe më e nevojshme.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU