Perimet me simulantë, si t’i dallojmë?

Jemi në muajin prill dhe siç e shikoni tregu është i mbushur plot me fruta-perime. Tregtarët thonë se të gjitha këto produkte prodhohen në vend. Shpesh flitet për përdorim të hormoneve në këto produkte.

Por a është e vërtetë kjo dhe çfarë duhet të dijë më shumë qytetari për konsumin e tyre? Vetëm për të nxjerrë në treg 10 ditë më herët produktet e tyre, fermerët përdorin stimulantët që përshpejtojnë rritjen dhe maturojnë më shpejt frutin.

Stimulanti që përdoret më shpesh në sera është ethreli, një lloj gazi që transformon ngjyrën e perimes. Specialistët e bujqësisë sqarojnë se ky medikament nuk është hormon, por rregullator i procesit të rritjes që përdoret në kushtet kur bimës i mungojnë temperatura dhe lagështia e nevojshme.

Për eksperten e fushës, Liri Miho, stimulantët duhet të përdoren në kohën dhe dozën e duhur pasi, sipas saj, nëse abuzohet përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.

Por specialistët në Ministrinë e Bujqësisë shpjegojnë se fermerët kryesisht ata në Myzeqe nuk mund të abuzojnë me këtë stimulant pasi përdorimi i tepërt do të thante bimët dhe kjo nuk është në interesin e tyre.

Profesor Jani siguron konsumatorët se prodhimi vendas është i sigurt dhe i kontrolluar në çdo hallkë të tij, nga serat e deri në tregje.

Megjithatë për ata që nuk kanë besim në konsumin e perimeve, mund të bëjnë dallimin e tyre me sy në treg. Kur një perime është e deformuar apo mbi të vërehen njolla të verdha tregon se tek bima është përdorur stimulant./fermaime/

One comment on “Perimet me simulantë, si t’i dallojmë?”

  1. Brian Kolasinski August 21, 2026

    Thanks for another informative web site. Where else could I get that type of info written in such an ideal way? I have a project that I am just now working on, and I’ve been on the look out for such information.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *