Pemët dhe perimet që duhet konsumuar me lëvore

0
561

Kthejeni thikën prapa në dollap. Konsumimi i pemëve dhe perimeve me lëvore mund të shton sasinë e vitaminave, të na mbrojë nga kanceri dhe të na shtojë nivelin e energjisë. Ja disa nga to që nuk duhet qëruar.

Kivi

Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e kivit janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë. “Lëvorja e kivit tri herë më shumë posedon antioksidues se sa fryti”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish-presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi.

Ananasi

Mos bëni panik – lëvorja e fortë e ananasit është shumë e shëndoshë. Pos vitaminës C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në fryt.

Brokoli

“Fletët e brokolit janë më pak të shijshme, por në to gjenden shumë kalium dhe vitamina C”, thotë Glenvil. Aty ka edhe shumë proteina dhe për një kohë më të gjatë do të jeni të ngopur.

Banane

Një hulumtim i cili ishte kryer në Tajvan tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin ngase përmban shumë serotoninë, hormonin i cili është i caktuar për disponim më të mirë. Lëvorja është e mirë edhe për sy ngase përmban antioksiduesin, luteinë. Mjekët porosisin që lëvorja të zihet rreth dhjetë minuta dhe uji në të cilin keni zier lëvoren le të ftohet dhe më pas të konsumohet.

Qepa

Lëvorja e qepës në vete përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës.

Kungulleshka

Janë të pasur me zink, prandaj janë të shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. E po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni ngase janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëvoret duhet të pastrohen mirë me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i konsumoni.

Patatja

Shumica e njerëzve e ka kuptuar se lëvorja e patates është e shëndoshë, por shumica prej tyre nuk e dinë pse. Sepse është i pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C.