PAQJA QOFTË MBI KËTO ZEMRA!

0
267

Paqja qoftë mbi ato zemra që kur duan e paraqesin, kurse kur urrejnë e fshehin. Ato zemra që kur ecin nëpër rrugë, nuk ecin përveçse asaj rruge që është e qartë, sado e vështirë të jetë dhe sado lodhje të përjeton. Zemrat që në vete e bartin atë që i mjafton atyre, mirëpo ato prapë dëgjojnë dhe heshtin dhe bashkëveprojnë.

Ato zemra që nuk akuzojnë dhe qortojnë tepër. Ato i përfaqëson falja dhe mëshira dhe kush ju afrohet i do. Zemrat që i bëjnë dritë vetes dhe që e udhëzojnë në rrugë të drejtë. Ato zemra që gjatë vështirësive të ndihmojnë dhe kur nuk je prezent pyesin për ty dhe mërziten kur mërzitesh dhe pikëllohen kur pikëllohesh dhe të parat janë që marrin pjesë në gëzimin tënd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here