Home ISLAM NXITJE PËR KËRKIMIN E DIJES

NXITJE PËR KËRKIMIN E DIJES

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Prej Ebu derdasë, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është transmetuar se ka thënë: “E dëgjova të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen, Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet. Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar. Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë. Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve. Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve. Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush e merr ta marrë në sasi të madhe.”

Transmetuesi i hadithit

Ai është sahabi i madh Uejmir ibu Zejd ibnu Kajs ibnu Umeje el Hazrexhi el Ensari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Ka qenë fakih, larg dynjasë dhe e ka ditur përmendësh Kuranin famëlartë. Ka derdhur shumë mund në betejën e Uhudit. Ka marrë pjesë në të gjitha betejat pas Uhudit. U bë gjykatës i Shamit dhe fakih i Palestinës. Vdiq në Damask në vitin 32 h.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Dituria është një nga shtyllat më të rëndësishme të civilizimit islam i cili i ka vendosur bazat e tij mbi njohuritë në fushat e ndryshme të jetës. Ky sahab i madh, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na sqaron në këtë hadith se kush merr dije fetare duke shkuar në mexhliset e dijetarëve dhe duke mësuar diturinë, Allahu ia lehtëson diturinë që e mori dhe ia lehtëson punën që ajo e detyron, nëse synon me të Fytyrën e Allahut të Lartësuar. Kjo gjë është shkak për udhëzim, mirësi dhe fitimin e shpërblimit të Allahut.

Kur ymeti ynë të kryejë detyrën e tij karshi dijes së dobishme, vetëm atëherë do t’i kthehet grada e parë që ka patur mes popujve të botës. Rinia e këtij ymeti është duke dhënë kontributin e saj në këtë fushë, Allahu e ndihmoftë!

Dobitë e hadithit

Mirësia e kërkimit të dijes dhe nxitja për të ecur në të.

Kërkimi i faljes nga të gjithë krijesat për kërkuesin e dijes.

Mirësia e dijetarit veprues ndaj robit adhurues.

Ndryshimi midis tyre në mirësi është si ndryshimi i hënës së plotë ndaj të gjithë yjeve.

Përktheu: Abdurrahman Ruka

Previous articleÇfarë mund të bësh brenda 10 minutave?
Next articleMisvaku është pastrim për gojën dhe adhurim naj Zotit !