Tregohet se një njeri kishte shkuar te një dijetare dhe i është ankuar se është i varfër.
Dijetari i tha: A dëshiron të jesh i verbër dhe të kesh 10.000 euro?
U përgjigj: Jo!
… Dijetari i tha: a dëshiron të jesh memec dhe te kesh 10.000 euro?
U përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: A dëshiron të jesh i çmendur dhe të kesh 10.000 euro?
U përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: A dëshiron të jesh pa duar dhe këmbë e të kesh 20.000 euro?
U përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: A nuk turpërohesh të ankohesh kur ke me vete 50.000 të mirat e Allahut.
Njeriu e kuptoi se sa të mirat e Allahut i kishte, kështu që vazhdoi ta falënderojë Allahun, të kënaqet me gjendjen e tij dhe nuk iu ankua askujt asnjëherë.
Përktheu: Valdet Kamberi