NJERIU I FUNDIT QË DO TË FUTET NË XHENNET

NJERIU I FUNDIT QË DO TË FUTET NË XHENNET

I Derguari i Allahut alejhi selam na tregoi rrefimin e njeriut te fundit qe del nga zjarri dhe futet ne Xhennet,dhe diskutimin qe u be midis tij dhe Zotit te tij, si dhe begatite e medha qe ia dhuroi atij.

Transmeton Ibn Mesudi r.a. se Muhamedi alejhi selam tha:
“Une e di njeriun e fundit qe del nga zjarri dhe i fundit do te futet ne Xhennet, eshte nje njeri qe del nga zjarri duke u zvarritur,dhe Allahu i thote atij:
“Shko dhe futu ne Xhennet“.
Kur ai vjen aty i duket sikurse eshte plote,kthehet dhe thote:
“O Zot, e gjeta plote”.

I thote Allahu i Lartesuar:
“Shko dhe futu ne Xhennet, ti aty e ke sa dynjaja dhe sa dhjete here sa ajo!
“I thote ai:”A perqeshesh me mua dhe Ti je Mbreti?!”
(Tha Abdullah inb Mesudi):
“Qeshi i Derguari i Allahut a.s. derisa iu duken dhemballet e tij.
Flitej se ai ishte njeriu me i ulet ne Xhennet.

2- Transmeton Ibn Mesudi r.a. se Muhamedi alejhi selam tha:
“Njeriu i fundit qe hyn ne Xhennet,eshte nje njeri qe here ecen dhe here rrezohet dhe nje here tjeter e godet vala e zjarrit,e kur ta kaloje ate,kthehet nga ai dhe thote:
“I Madheruar qofte ai qe me shpetoi nga ti,Allahu mua me dhuroi dicka qe nuk i dhuroi as te pareve dhe as atyre pas meje”.Atehere i paraqitet atij nje peme dhe thote:”O Zot me afro afer asaj peme qe te hy nen hijen e saj dhe te pi nga uji i saj“.
Allahu i Lartesuar i thote:”O Bir i Ademit,nese do ta dhuroj ate a do te me kerkosh tjeter?“
I thote:”Jo o Zot”.Dhe i premton se nuk do t`i kerkoje dic tjeter.Tha Muahmedi a.s.:
”Zoti i tij i Larte i`a pranon atij faljen sepse i paraqet gjera qe nuk mund te kete durim nga ato,keshtu Ai e afron afer saj,hyn nen hijen e saj dhe pi nga uji i saj, pastaj i paraqitet atij nje peme edhe me e bukur se e para dhe ai thote:
“O Zot me afro tek ajo peme qe te pi nga ajo dhe te hy nen hijen e saj, nuk do te kerkoj tjeter:
“Allahu i thote:”O Biri i Ademit, a nuk me premtove se nuk do te me kerkosh tjeter?
“Dhe i thote:”Sikur te afroj tek ajo a do te me kerkosh ti prap tjeter?”

Ebu Seidi r.a. ne fund te transmetimit te tij shtoi edhe kete:
”…Allahu i perkujton atij te kerkoje sa te doje dhe kur ti nderpritet shpresa atij Allahu i thote:”Ti i ke ato dhe dhjete here si ato:”

I Derguari i Allahut alejhi selam thote:
”Pastaj hyn ne shtepine e tij ku i vinje dy grate e tij nga hyjrite dhe i thone:
”Falenderimi i takon Allahut qe te ngjalli per ne dhe na ngjalli ne per ty”.
Muhamedi alejhi selam thote:
”Askujt nuk i eshte dhene sikurse me eshte dhene mua”
(thote banori i fundit qe do te hyj ne Xhennet).