Një lidhje bashkëshortore mund të jetojë edhe pa dashurinë

0
270

Dashuria midis bashkëshortëve është aq e natyrshme, sa nuk është nevoja që të urdhërohet fetarisht apo të kërkohet nga feja një urdhër i tillë, por mund të mjaftohemi me ndienjën e dashurisë së natyrshme midis bashkëshortëve.
Ai që e imagjinon jetën bashkëshortore vetëm si një histori romantike apo ëndërr e ëmbël, në fakt kërkon diçka të pamundur në këtë jetë, sepse jeta njerëzore ndër të tjera përmban edhe vështirësi dhe mundime. Allahu i Madhëruar thotë: “ Se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi.” (El Beled: 4).

Nëse e kuptojmë këtë dhe e vështrojmë jetën me syrin e realitetit, do të kutpjmë se përsosmëria tek njerëzit është e pamundur, prandaj mangësitë që sheh nuk duhet të jenë shkak për të mos qëndruar me njerëzit dhe për të mos vazhduar jetën bashkëshortore. Umeri – Allahu qoftë i kënaqur me të –dikujt që kishte vendosur të ndante bashkëshorten e pyet: “ Pse do t’a ndash?” Ai u përgjigj: “ Sepse nuk e dua më.”. Umeri i tha: “ A mos vallë të gjitha shtëpitë u ndërtuan mbi dashurinë?! Ku është përkujdesi dhe respekti që duhet të tregosh?” ( “ Ujun El ahbar”, 3/18 )
Pra, duro lëndimet që mund të përjetosh nga miqtë dhe familjarët e tu, sepse njerëzit mund të qëndrojnë së bashku edhe për shkak të nevojave që kanë për njëri tjetrin. Nëpërmjet përkujdesit bashkëshortët mëshirojnë dhe ruajnë detyrimet që kanë ndaj njëri-tjetrit. Mendo në Fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Dhe një prej shenjave të Tij është që për ju krijoi prej jush bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë. “ (Err Rrum: 21).
Allahu i Lartësuar tregon se dashuria ndërmjet dy bashkëshortëve është e krijuar prej Tij dhe një argument tregues për Fuqinë që Ai ka. Pra kjo lloj dashurie nuk është urdhër fetar, sepse njeriu nuk mund ta vendosë atë vetë në zemrën e tij, por vetëm Allahu është Ai që e vendos në zemrat e njerëzve, ndërsa detyrë për njeriun, bashkëshortët, është mirësjellja dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit.

Ibn Kethiri në shpjegimin e ajetit kuranor: “ Dhe një prej shenjave të Tij është që për ju krijoi prej jush bashkëshortet tuaja…”, ka thënë: Pra, krijoi femrat nga lloji juaj që të jenë bashkëshorte për ju: “…që të qetësoheni pranë tyre…”, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin kuranor: “ Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademi), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo…” (El Araf: 189). Pra, Allahu e krijoi Havanë nga brinja e majtë e kraharorit të Ademit, e nëse Allahu meshkujt apo femrat do t’i bënte nga lloje të ndryshme, nga xhindët ose kafshët, atëherë ndërmjet tyre nuk do të ekzistonte kjo përshtatje, por do të ekzistonte vetëm armiqësia, urrejtja dhe neveria për njëri-tjetrin. Gjithashtu nga mëshira e Tij për njerëzit, Allahu i Lartësuar jo vetëm që i bëri të dyja gjinitë nga i njëjti lloj, por vendosi ndërmjet tyre mëshirë dhe dashuri, e një mashkull qëndron bashkë me bashkëshorten e tij ose për shkak të dashurisë, ose për shkak të mëshirës që ndien ndaj saj, nëse kanë fëmijë apo nevoja të ndryshme për njëri-tjetrin. ( “ Tefsir Ibn Kethir”, 6/309)

Po kështu në një ajet tjetër kuranor Allahu i Lartësuar thotë: “ Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira.” (En Nisa: 19). Ka thënë shejh Es sadi – Allahu e mëshiroftë: “ Është detyrë për bashkëshortin që të sillet mirë me bashkëshorten e tij, të mos e lëndojë atë, por të jetë bamirës dhe i përkushtuar ndaj saj, nëpërmjet shpenzimit për nevojat që ajo ka.”
“…Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë dicka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira.”, pra ju o bashkëshortë mbajini dhe respektojini gratë tuaja edhe nëse nuk ndieni dashuri për to, sepse në këtë ka një mirësi të madhe nga Allahu në këtë botë dhe Botën e përtejme. Gjithashtu detyrimi që ai i bën vetvetes për ta mbajtur bashkëshorten e tij edhe nëse nuk e do, është një luftë që njeriu bën me vetveten e tij për t’u pajisu me morale dhe cilësi të mira. Mospëlqimi i bashkëshortes nuk është gjithmonë i pandryshueshëm, ai mund të largohet duke u zëvendësuar me dashurinë për të, e ndoshta me anë të saj Allahu mund t’i japë këtij bashkëshorti fëmijë të mirë, të dobishëm si në këtë botë ashtu edhe në Botën e përtejme.

Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ‘ Besimtari nuk e urren besimtaren, nëse nuk pëlqen tek ajo një ves do të pëlqejë tek ajo një virtyt.” (Muslimi)
Ka thënë imam En neueuij: “ Bashkëshorti nuk duhet ta urrejë bashkëshorten e tij, sepse nëse nuk i pëlqen asaj një ves, do t’i pëlqejë një të mirë të saj, pra ajo mund të ketë mangësi në sjelljen e saj, por mund të jetë e bukur, apo e ndershme apo e ngrohtë me të.

Shejh Salih El munexhid

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here