Nis zbatimi i ligjit të ri për trafikun rrugor (Video)

0
196

Me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve nga 1 janari ka hy në fuqi Ligji i ri i trafikut rrugor.

Megjithatë, ekipi i klanit ishte me një patrullë të policisë kur ndaloi një vozitës që e ngiste veturën me 160 kilometra në orë në rrugën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80.

“Ky rast shkon në gjykatë dhe gjoba mund  të jetë mbi 500 euro”, tha polici i trafikut.

Me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi, polici i trafikut në vend të ngjarjes mund të shqiptojë gjobë deri në 500 euro ndaj personave fizikë dhe deri në 1000 euro për personat juridikë, transmeton Klan Kosova.

Për kundërvajtësit në komunikacion krahas gjobës në tiketë do të shqiptohen edhe pikët negative, kurse shoferët që grumbullojnë nëntë pikë negative do t’u merret patentë shoferi për një periudhë prej dy vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here