Nëse je i goditur nga syri i keq thuaji këto lutje cdo ditë (duke i përsëritur duatë me dhjetëra herë me zemër e bindje)

0
3261

Trajtimi i prekjes nga syri i keq

Ebu Daudi ka sjellë në Sunen-in e tij një hadith prej Sehl ibn Hunejfit, i cili ka thënë: “Njëherë, po kalonim pranë një përroi dhe unë hyra në të për t‟u larë. Por, kur mbarova së lari, më zunë ca ethe. Kur e njoftuan Profetin (s.a.u.s.) për këtë, ai tha: “Urdhërojeni Ebu Thabitin (d.m.th. Sehlin) që të bëjë rukje (për t‟u shëruar)!” Unë i thashë: “O zotëria im! A ka dobi prej rukjeve?” Ai tha: “Nuk ka rukje për gjë tjetër, por veçse për kundra syrit të keq, etheve dhe kafshimeve (ose thumbimeve) helmuese.” Ka disa lloje rukjesh fetare, si, për shembull, këndimi i sures Fatiha, i dy sureve mbrojtëse (Felek dhe Nas), ajeti Kursij etj.

Përveç këtyre, ka edhe disa lutje profetike, si: – “Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-mati min sherri ma halek!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej së keqes së çdo gjëje që Ai ka krijuar!) –

“Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-me min kul-li shejtanin ue ham-meh, ue min kul-li ajnin lam-meh!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej së keqes së çdo shejtani dhe krijese dëmtuese, dhe prej të keqes së çdo syri të keq!) –

“Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-mat, Eel-leti la iuxhauizuhun-ne berrun, ue la faxhir min sherri ma halaka, ue dhera‟e, ue bera‟e ue min sherri ma jenzilu mines-semai, ue min sherri ma jea‟ruxhu fiha, ue min sherri ma dhera‟e fil erdi, ue min sherri ma jehruxhu minha, ue min sherri fitenil-lejli uen-nehar ue min sherri tauarikil-lejli, il-la tarikan jetruku bi hajrin, ja Rrahman!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, të cilat nuk mund t‟i thyejë dhe kthejë pas as të mirët as të këqijtë, nga sherri i çdo gjëje që Ai ka krijuar, nga sherri i çdo gjëje që zbret nga qielli, nga sherri i çdo gjëje që ngjitet në të, nga sherri i çdo gjëje që hyn në tokë, nga sherri i çdo gjëje që del prej saj, nga sherri i çdo fatkeqësie të natës dhe të ditës, nga sherri i trokitësve të natës, përveç trokitësve për mirë, o Mëshirues!)

“Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-meh, min gadabihi ue ikabih, Ue min sherri ibadihi, ue min hemezati shejatin, ue en jahdurun!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, nga sherri i krijesave të Tij, nga sherri i cytjeve të shejtanëve dhe që ata të më afrohen!) –

“Allahume, in-ni eudhu bi uexhhikel kerim, ue kelimatike tam-mati min sherri ma ente ahidhun bi nasijetih! Allahume, ente tekshiful me‟theme uel magrame! Allahume, in-nehu la juhzemu xhunduke ue la juhlefu ua‟duke! Subhaneke ue bi hamdike!” (O Allah! Unë kërkoj mbrojtje me dritën e Fytyrës Tënde të nderuar, me fjalët e Tua të përsosura, që të më ruash prej sherrit i cili nuk godet pa lejen Tënde! O Allah! Ti je Ai që të shpëton prej gjynaheve dhe humbjes! O Allah! Nuk ka dyshim se ushtarët e Tu nuk mund të mposhten kurrë dhe premtimi Yt nuk mund të thyhet kurrë! I Dëlirë je dhe falënderimet të takojnë Ty!)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here