Këshillë Motrës Muslimane

0
206

E DASHUR GRUAJA IME!
E nderuar grua! Këtë letër po ta dërgoj ty duke shpresuar se do të gjejë pranim dhe të arrijë atë çfarë kam shpresuar, po e dërgoj me postën e mallëngjimit, po e lë në shtëpinë e dashurisë, po e zbukuroj me lule arsyetimi para se të bjerë në duart e tua…..
E dashur, ditët e para të martesës për mua ishe simbol i feminilitetit, mësuese e virtyteve dhe kurorë në ballin e edukatës… mirëpo me kalimin e ditëve pash nga t’i gjëra që më nxitën t’i shkruaj këto fjalë qortuese dhe këshilla, me shpresë që të bëhen kujtime të kaluara dhe të harruara- me lejen e Allahut.
E dashura ime, a të kujtohet? Nëse ndodhte një problem i vogël në shtëpi, filloje ta zmadhosh e ta gjeneralizosh, gjë që të shtiu të marrësh vendime të padrejta kundrejt meje… Nuk mjaftove me kaq, por sa të ndodhte problemi menjëherë linja telefonike fillonte të punonte pa ndalur për t’i treguar çdo gruaje dhe personi, i publikoje sekretet, duke e rritur edhe më shumë problemin.
A të kujtohet e dashura ime? Kur kërkoje nga unë mobilje dhe orendi luksoze dhe të shtrenjta, ndërsa unë të arsyetohesha se nuk mundja t’i siguroja të gjithë këto kërkesa sepse të ardhurat mujore na mjaftonin vetëm për gjërat e nevojshme dhe për disa lukse të vogla… Ti e dije këtë që më parë, por, përse fytyra ishte e zymtë, përse zemërimi, mërzitja, hidhërimi, sikur unë të mos isha tjetër vetëm se një ATM (bankomat).. A nuk e dije se kujdesi për shtëpinë dhe pasojat e përgjegjësisë bien mbi mua në jetën e përditshme dhe kjo është një realitet, ndërsa t’i kapesh në imagjinata ose marrëzira.
A të kujtohet e dashura ime? Kjo skenë përsëritej pothuajse ç’do ditë. Ç’doherë që kam hyrë në shtëpi kur kthehesha prej pune, aroma e qepëve me mirëpriste para se të më mirëprisje ti… Shpresoja në një gotë ujë të ftohtë apo ndonjë lëng të freskët e në vend të kësaj gjeja një fytyrë të zymtë, buzë të thara, sy të fryra dhe flokë të shkapërderdhura…
E dashura ime! Jam mësuar me këtë pamje dhe me këtë erë… Por mbetem shumë i lumtur në ditë të posaçme, dasma, synetime e festa të tjera. Mos më pyet përse! Betohem në Allahun se jam shumë i lumtur… nga bukuria që nuk e shikoj përveçse në këto ditë e nga parfumi aromatik që nuk e nuhas vetëm se në ato netë dasmash dhe gëzimesh.
E dashura ime: Po të pyes për Zotin, vallë a ke punë me një krijesë pa ndenja e pa emocione??!! Apo po merresh me një robot prej metali??!!
E dashur të lutem ki mëshirë për mua! Unë jam një njeri që e dëshiron bukurinë, elegancën, spitullimin, nazet dhe pispillosjen nga e dashura e tij, megjithëse kjo në kohën tonë është bërë një kërkesë tepër e vështirë.
E dashur, unë kam nevojë për fjalë të bukura, kontakte emocionuese, ndjenja dhe pasion të ngrohtë që të më gëzohet syri dhe zemra ime të kënaqet.
Shpresoj të jetë kështu, ëndërroj, andaj të lutem ma mundëso një gjë të tillë.
A të kujtohet e dashura ime? Kur të befasova me një dhuratë simbolike si pasqyrim i asaj se çfarë kisha në mendjen dhe zemrën time, ndërsa ti më pe me mospërfillje e me përbuzje se mendoje se ishte e lirë dhe e pavlerë…
………….
A të kujtohet e dashura ime? Kur me fqinjën bisedoje në telefon, e ja përmendje gjendjen dhe jetën tënde të mjerueshme, pakënaqësinë tënde ndaj kësaj gjendjeje… por pasi që vëreje se jam futur në shtëpi e ulje zërin dhe ndryshoje bisedë… jo nga frika e Allahut e as nga respekti ndaj meje, por nga frika e ndonjë fjale të keqe oj nënë e fëmijëve.
E dashur: kjo është mungesë e largpamësisë dhe vizionit, bashkëjetesës së keqe, mungesë e besnikërisë, të gjitha këto tregojnë për besimin e dobët dhe mungesën e arsimimit. Përkundrazi gruas së mençur i obligohet që t’i fsheh sekretet e burrit, ta zgjidhë problemin me një zgjidhje radikale pa ndërhyrjen e askujt sepse kjo është jeta jonë personale.
A të kujtohet e dashura ime, hidhërimet e shumta dhe të kota. Unë gjithmonë bëj vepra të mira ndaj teje e nuk kërkojë nga ti lëvdata e as falenderime por këtë e bëj duke shpresuar shpërblim tek Allahu. Atëherë shoh tek ti gëzim dhe pranim; nuk ka gjë më të bukur mbi tokë për mua se sa buzëqeshja jote, mirëpo, ndonjëherë nuk arrij t’i plotësoj kërkesat apo harroj dhe ti menjëherë më mohon dhe më thua që s’ke parë ndonjëherë hajër prej meje… Besomë se do ishte më lehtë për mua sikur të ma shkulje zemrën.

A të kujtohet e dashur? Ti nuk më ke ngritur për të falur namazin qoftë edhe njëherë, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga martesa jonë.
Ku je ti me fjalën e Allahut: “Ndihmohuni mes vete në të mira e në të mbara”. [Maide 2]
Ku je me atë gruan që e zgjon burrin e saj për të falur namaz e nëse ai refuzon e spërkat me ujë në fytyrë? Që e nxit për të kërkuar dituri e për të thirrur njerëzit në rrugë të Allahut? Apo ajo që jep qafore dhe byzylykë lëmoshë për jetimët e myslimanëve? Ajo gruaja që arriti te jetë dado dhe edukuese e suksesshme për të nxjerrë gjenerata të vlefshme për myslimanët?
E dashur, unë kam ëndërruar që ti të kesh dert thirrjen në rrugë të Allahut, të preokupohesh me dertin e myslimanëve e jo me dertin e fustaneve, modës, pedikyrit, manikyrit dhe revistave të pavlera.
E dashur! Ka prej grave që kujdesen vetëm për vetveten dhe qëllimi i vetëm i tyre është plotësimi i kërkesave dhe kapriçove personale, assesi nuk të llogaris prej tyre, mirëpo a do të ishe e lumtur ti që baza dhe thelbi i marrëdhënieve mes nesh të jenë gjërat materiale?! A dëshiron të arrij shkallën e falimentimit, atë krenari që kam në fytyrë t’ia jap ta nënçmoi secili!!! A je e lumtur që unë të futem në borxh për shkak të disa lukseve të rreme?! A je e lumtur që të bëhem i ashpër dhe agresiv ndaj teje e të jetoj jetën në tension dhe ankth?!
A të kujtohet e dashura ime: Mërzia, pakënaqësia dhe fytyra e zymtë në momentet kur të lajmërova për mysafirët e mi se do të vinë në gosti për darkë. Këmbët e tua u rënduan, fytyra u prish dhe buzëqeshja humbi… s’ka dyshim se ti përgatite ushqim shumë të shijshëm, mirëpo pa vullnet e pa shpirt… E dashur, përse e gjithë kjo pakënaqësi?!
A e di e dashura ime? Ti je shkolla e parë e fëmijëve tanë, andaj të lutem zgjidh si dëshiron të jetë në të ardhmen fëmija ynë… nëse ti arrinë t’i edukosh mirë edhe ata do të sillen mire.
E dashur, a e ke parë mbretëreshën? Ajo është ulur në fronin e saj ndërsa të gjithë vrapojnë pas saj për t’ia plotësuar dëshirat. Kështu fëmija yt të respekton e të nderon, bashkëshorti t’i plotëson kërkesat, dëshirat dhe nevojat e tua, babai mundohet të të nderojë, ndërsa vëllai të të respektojë. Po, e dashura ime, të gjitha përpjekjet janë të unifikuara dhe të bashkuara vetëm e vetëm për të të respektuar, për të të shërbyer dhe për të të ruajtur e nderuar.
E dashur! Kujdes që mos të humbësh atë që Allahu ta ka dhuruar, pra feminitetin, emocionet, transparencën, ndjenjat e buta, pasionin, mëshirën dhe dhembshurinë, e kujdes nga vrazhdësia, egërsia, dhuna…
E dashur bashkëshorte! E pres një letër urgjente me kundërpërgjigjet e kësaj që të kam shkruar. Le të ketë ankesa, le të ketë qortime. Unë dëshiroj të jetojmë të lumtur, të përmirësojmë e t’ia falim gabimet njeri-tjetrit. Po, unë dhe ti të jetojmë përgjithmonë në brigjet e lumturisë, oj e dashura ime…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here