MOSKUJDESI NDAJ FËMIJËVE

0
218

Islami i kushton vëmendje të veçantë edukimit të fëmijë­ve, siç demonstrohet me fjalët e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpë­ti­mi i Allahut qoftë mbi të!): “Urdhëroni fëmijët të falen në moshën shtatë vjeçare dhe disiplinoni për namazin në moshën dhjetë vjeçare.”

Ky hadith urdhëron edukim të kujdesshëm dhe të plotë të fëmijëve dhe shfrytëzim të kohës në mënyrën më të mirë. Për shembull, në moshën shtatë vjeçare ai urdhërohet dhe ikura­jo­het të falet për tre vjetët e ardhshëm. Secilën ditë thirret t’i bash­këngjitet namazit, pesë herë në ditë, me të dëgjuar të ezanit.

E nderuara motër, imagjinoni sa herë thirret fëmija dhe inku­rajohet të falet para se ai të disiplinohet ose të qortohet për moskryerjen e tij? Janë më tepër se pesë mijë herë gjatë tre vjetëve, në mes moshës shtatë vjeçare dhe moshës dhjetë vje­çare! Gjatë këtyre viteve fëmija mësohet të falet, duke iu përgjigjur ezanit dhe duke i parë të tjerët si falen. Pesë mijë lek­sione të dhëna mbi faljen e namazit janë të mjaftueshme që ai të mos e harrojë atë ose të mos e merr si çështje të pa­rën­dësishme. Namazi mbush jetën e fëmijës dhe bëhet pjesë e aktiviteteve të tij ditore. Ai pret namazin e akshamit, pasi e falë ikindinë dhe pastaj e pret jacinë, e kështu me radhë.

Si rrjedhim, e nderuara motër, ka kohë të mjaftueshme për t’i mbjellë farat e devotshmërisë në fëmijët tanë, në dhjetë vjetët e para të jetës së tyre, kështu që ata edukohen për t’u bërë gra dhe burra të devotshëm.

Gjatë këtyre viteve, ata duhet të mësojnë pjesët themelore të fesë dhe të memorizojnë një pjesë të madhe të Kur’anit, nëse jo krejt. Ka raste të mjaftueshme ku nëna mund t’u ri­kuj­tojë fëmijëve atë që kanë mësuar nga Kur’ani. Për më te­për, babai duhet t’u mësojë dhe t’u rrëfejë tregime të Pejgam­berit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe njerëzve të devotshëm. Në këtë mënyrë prindërit e shfrytëzojnë kohën me fëmijët e tyre, të cilët mësohen dhe zbaviten në të njëjtën kohë. Nëna po ashtu mund t’u jap fëmijëve kaseta islame që tregojnë për jetën e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe shokëve të tij. Sidomos në kohën para gjumit.

E nderuara motër, esenca e vërtetë e secilës familje duket në fytyrat e fëmijëve, sepse fëmija bëhet emisar i familjes me mënyrën si vepron dhe sillet. Gjithashtu nënë e mençur është ajo, e cila përpiqet në edukimin e fëmijëve dhe bisedon me ta sikur të ishin të rritur, me mirësi dhe dashuri, duke mos i kërcënuar ose ndëshkuar rregullisht.

E nderuara motër, a nuk shpresoni që fëmijët ndoshta bë­hen adhurues të drejtë të Allahut. Si rezultat, mësoi dhe edu­koi ata në mënyrën më të mirë dhe merreni përgjegjësinë tuaj që është jashtëzakonisht e rëndësishme. Njerëzit thonë se gra­të janë gjysma e shoqërisë, e cila edukon gjysmën tjetër. Në këtë mënyrë çdo nënë duhet të mendojë për llojin e shoqërisë që po e prodhon dhe edukon.

Tregime nga të parët
Malik bin Dinar e pa një burrë duke u falur shkel e shko dhe komentoi: “Më vjen keq për fëmijët e tij.” Ai u pyet: “Ai nuk falet si duhet, e juve ju vjen keq për fëmijët e tij?” Ai tha: “Ai është kryetari i familjes dhe ata marrin mësim nga ai!”

LIBRI Pengesat në rrugë

Abdul Melik El Kasim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here