Problemi: Mosinteresimi i burrit për gruan e tij
Mosinteresimi i burrit për gruan e tij ndodh kur ai nuk i vlerëson dhe nuk i respekton ndjenjat e saj, por mendon vetëm të përmbushë dëshirat e veta dhe të realizojë vetveten.
Zgjidhja:
1- Burri duhet ta dijë se shpërfillja e gruas bie në kundërshtim me Islamin, sepse Profeti Muhamed (a.s.), ka thënë: “Secili prej jush është përgjegjës për njerëzit që ka nën kujdes”, prandaj ai duhet ta kuptojë këtë përgjegjësi të madhe që ka kundrejt gruas dhe familjes së tij.
2- Dialogu midis bashkëshortëve, shkëmbimi i mendimeve, besimi i ndërsjellë tek njëri-tjetri dhe ndarja e ndjenjave të përbashkëta largon shpërfilljen.
3- Gruaja duhet t’i flasë hapur burrit dhe të kuptojë shkaqet e neglizhencës së tij. Nëse nuk zgjidh gjë në këtë mënyrë duhet t’i drejtohet vetëm një specialisti, për t’u konsultuar.
4- Burri duhet ta konsiderojë gruan si shoqen e jetës së tij dhe jo thjesht për të plotësuar nevojat, për të mbajtur shtëpinë dhe fëmijët.Interesi kujdesi dëshira për të bashkëbiseduar nga ana e bashkëshortit, krijon tek ajo një ndjenjë stabiliteti, qetësi shpirtërore dhe kënaqësi.