MOS IA DREJTO ARMËN VËLLAIT TËND

0
234

Sheriati islam erdhi me çdo gjë që do ruante shpirtin e njeriut, nga sulmet e jashtme, nga vrasja, e marrja e shpirtit me pa të drejtë, siç e konsideroi një gjë të tillë prej mëkateve të mëdha, si pasojë e së cilës miratohet sanksion mbi të, për më tepër mbylli të gjithë rrugët që shpiejnë drejt vrasjeve, prej tyre edhe drejtimi i armës –qoftë edhe për shaka- për të parandaluar një të keqe, që mund të shkakton edhe vrasje.

Në hadithin që na e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqëur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk e di, mbase shejtani mund t’ia shtyjë dorën për ta goditur atë, duke e bërë kështu që të bjerë në një humnerë zjarri.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Në transmetimin e Muslimit thuhet: “Kush i drejtohet vëllait të tij me hekur, melaqet do e mallkojnë, deri në momentin kur ta lëshojë atë prej dore, qoftë të jetë edhe vëllai i tij prej babe e prej nëne”.

SHPJEGIMI I HADITHIT

Ky udhëzim madhështor profetik na nxit që të braktisim çdo gjë që na shpien drejt një mëkati, qoftë edhe nëse mëkati nuk arrihet, qoftë të jetë me njëmend apo në shaka, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet”, është një formë e mohimit që flet për ndalim, pra nuk lejohet as që t’i drejtohet arma, në çfarë do rasti.

Më pas përmendi shkakun e saj dhe tha: “mbase shejtani mund t’ia shtyjë dorën për ta goditur atë, duke e bërë kështu që të bjerë në një humnerë zjarri”.

Njeriu mund të ketë për qëllim të bën shaka me vëllain e tij kur ia drejton armën, e shejtani ia shtyn dorën dhe e godet atë me armë; ose e vret ose e plagosë, kështu që ka vepruar një mëkat që e shpien atë në një gropë të xhehenemit.

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Fet’hul Bari”, thotë: “Ky hadith tregon se ai (shejtani) i mashtron të dy, derisa ata njëri-tjetrin ta godasin me armë, e shejtani e realizon goditjen e tij”.

Në transmetimin tjetër thuhet: “Kush i drejtohet vëllait të tij me hekur, melaqet do e mallkojnë, deri në momentin kur ta lëshojë atë prej dore, qoftë të jetë edhe vëllai i tij prej babe e prej nëne”.

Ky është një rikonfirmim për shenjtërinë e muslimanit, dhe një ndalesë e madhe për frikësimin, sulmin ndaj atij, që mund ta dëmtojë.

Imam Neveviu në shpjegimin e tij të “Sahih Muslim” thotë: “Ky është një hiperbolizim që sqaron ndalesën e përgjithshme që vlen për secilin, qoftë të jetë i akuzuar apo nuk është i akuzuar (për atë veprim), qoftë të jetë shaka, lojë apo nuk është? Sepse frikësimi i muslimanit është haram, në çfarëdo mënyre të jetë, ngase mund të ndodh që arma t’i paraprijë, siç u përmend në transmetimin tjetër”.

Ka mospajtime rreth fjalës: “shejtani ia shtyn dorën”, se a është kuptim i realt apo alegori, por që rezultati është i njejtë.

POROSI TË KËTIJ HADITHI

Prej porosive të këtij hadithi është edhe ajo që e veprojnë disa njerëz në kohë të sotit, duke vozitur veturën me shpejtësi drejt një personi tjetër, në formë loje me të, lëviz me shpejtësi derisa t’i afrohet atij dhe e habit, por nuk e di ndoshta shejtani ia humb atij kontrollin mi veturën, e kështu meriton më pas një humnerë të zjarrit.

Për në fund, të gjitha format e vrasjes janë të ndaluara për njeriun, qoftë të jetë serioz apo për shaka.

__________

POROSI DHE UDHËZIME PROFETKE

HADITHI I DYMBËDHJETË

Islamweb.com

albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here