Mësyshi – Argumentet e ekzistimit, teknikat e sherimit

0
208

Mësyshi – Argumentet e ekzistimit, teknikat e sherimit etj…

Në hadithet e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] mësyshi emërtohet me emrin “el-ajn” (syri). Ibn-Haxheri e definon “se ai është shikim me mahnitje nga ana e personit me natyrë të keqe i përzier me zili nga i cila vjen (shfaqet) dëmi (sëmundja)… Allahu [subhanehu ve teala] ka krijuar fuqi të ndryshme dhe aftësi në trupa dhe shpirtra. Personi i turpshëm reagon në atë mënyrë që kur ta shikosh i skuqet fytyra, njeriu frikacak zverdhet e kështu me rradhë. Për shkak te hdhjes së pandarë të shikimeve dhe këtyre reakcioneve ky veprim (ndikim) i përshkruhet syrit, edhepse në realitet ai është ndikim i shpirtërave që në natyrën e tyre kanë fuqi të ndryshme, aftësi dhe specifika që ndikojnë në persona të tjerë, ndonjëherë vetem me shikimin, pa kurrfare kontakti fizik… Pra, nga syri i atij që merr mësyshë ndonjëherë shpërthen shikimi sikur shigjetë, i cili, nëse e godet trupin e pa mbrojtur, ndikon në te, ose nëse trupi është i imunizuar me dhikër dhe lutje, ia kthen pronarit:.” Abdul-Vehid Bali thotë se dijetarët islamë, siç jane Ibn-Xheuzi, Ibn-Kajimi, Ibn Haxheri, En-Neveviu dhe të tjerë, bëjnë dallim mes zilisë dhe mësyshit.

Zilia ka domethënie më të gjërë se mësyshi. Personi që mund të merr mësyshë është lloj i veçantë i ziliqarit. Kurse çdo ziliqar nuk ka aftësi që të merr mësyshë. Zilia buron nga urrejtja dhe dëshira për t’u humbur ndonjë mirësi, kurse mësyshi nga habija dhe mahnitja e ndonjë bukurie. Këto dy cilësi kanë të përbashkët ndikirnin, d.m.th. shkaktojnë dëme.

Dijetarët islamë duke u bazuar në normat e teksteve tradicionale konsiderojnë se:

a) Zilia është realitet i njohur nga tekstet e Kur’anit dhe Sunetit kurse ndikon me lejen e Allahut,

b) Zilinë e posedojnë edhe njerëzit edhe xhinët; xhinët me zili mund të ndikojnë në njerëzit.

c) Zilinë mund ta posedojë edhe njeriu i verbër,

d) Zilia e njeriut mund të ndikojë edhe në veten e tij, pasurinë dhe familjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here