Mësoja fëmijës dashurinë për Profetin alejhis selam dhe për Sunetin

0
216

-Kur ia kreh flokët fëmijës tënd, mësoje atë se ti e bën këtë gjë për shkak se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush ka flokë (të gjatë), atëherë le t’i nderojë ato (le të kujdeset për to)”.

– Kur e parfumos fëmijën tënd me parfum, tregoji atij se ti e bën këtë gjë duke pasuar Profetin ﷺ i cili thotë: “Më janë bërë të dashura nga dynjaja juaj parfumi dhe gratë.”

– Kur fëmija yt niset për në shkollë kujtoi atij fjalën e Profetit ﷺ “Kush merr një rrugë për të kërkuar dije, ia lehtëson Allahu atij rrugën për në Xhenet”.

– Kur i buzëqesh fëmijës tënd lajmëroje atë se Profeti ﷺ ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait është sadaka.”

– Kur e lavdëron fëmijën tënd lajmëroje atë me fjalën e Profetit ﷺ “Fjala e mirë është sadaka.”

– Kur gjendesh në ndonjë tubim në të cilën gjendet dhe njerëz të moshuar, kërko nga fëmija yt që t’i respektojë ata, sepse me këtë veprim pasojmë të dashurin tonë Profetin ﷺ i cili thotë: “Nuk është prej nesh ai i cili nuk mëshiron të vegjlit dhe nuk respekton të mëdhenjtë”.

– Kur përshëndet njerëzit me selam rrugës, lajmëroje fëmijën tënd se kështu vepronte Profeti ﷺ i cili thotë: “Nuk do të hyni në Xhenet pa besuar dhe nuk do të jeni besimtarë të mirëfilltë derisa të duheni mes jush. A t’ju tregoj  diçka të cilën nëse e bëni, ajo do tua shtojë dashurinë mes jush? Përhapeni selamin!” Me këto fjalë thekson se përhapja e selamit forcon lidhjet mes individëve dhe zhvillon ndjenjat e dashurisë, të mëshirës dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit.

– Kur e puth fëmijën tënd tregoji atij se kështu vepronte Profeti ﷺ me fëmijët, i cili ka thënë: “Nuk mëshirohet ai i cili nuk mëshiron”.

– Kur i dhuron diçka fëmijës tënd, lajmëroje atë se Profeti ﷺ ka thënë: “Dhuroni që të duheni”.

Lidhi veprimet e fëmijës tënd me Sunetin (traditën) e Profetit ﷺ dhe mësoja atij hadithet profetike, në mënyrë që të mbillet në zemrën e tij dashuria për Profetin ﷺ dhe Sunetin.

 

Unejs Sheme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here