MENDJEMADHËSIA, VETËPËLQIMI JANË HARAM

0
226

HADITHI:

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush bëhet mendjemadh, ece me kryelartësi, do ta takon Allahun duke qenë Ai i hidhëruar me të.”[1]

KOMENTI:

Është një përçmim i mendjemadhësisë (Kush bëhet mendjemadh) pra, ai i cili vetëpëlqehet dhe bëhet kryelartë.

(Dhe ecë me kryelartësi) ecja është një lloj i mendjemadhësisë, ai i cili e rrit veten dhe pretendon se ai është më i madhi dhe mbi njerëzit, saqë edhe kur ecën ecë sikur kryelartër, për këtë vlen kërcënimi i ashpër (do ta takon Allahun duke qenë Ai i hidhuruar me të) ky është një kërcënim i madh për atë që bëhet mendjemadh e kryelartë mbi njerëzit, e që obligim i njeriut është të jetë modest me njerëzit e me vëllezërit e tij, sepse ai vetëm është i dobët, e si mundet që të bëhet kryelartë kur është i dobët si të tjerët, apo edhe më i dobët se ata, mund të jenë të tjerët më të mirë se ai, më i bukur, kështu që njeriu duhet ta ulë veten, e të mos vetëpëlqehet, saqë edhe kur ecë ecë me modesti, është i butë në ecje, sepse kryelartësia në ecje është shenjë e mendjemadhësisë, andaj njeriu duhet të jetë modest, e kushdo që bëhet modest për hir të Allahut, Allahu atë do e ngrit, e kush bëhet mendjemadh Allahu hidhërohet mbi të. Në këtë hadith pohoet cilësia e hidhërimit të Allahut, si një prej cilësive të Tija, dhe në këtë hadith është ndalimi i mendjemadhësisë e vetëpëlqimit.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Hakimi (1/60). Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/118). Buhariu në (Edebul Mufred, me numër 549) Shejh Albani e vleresoi autentik në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 543).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here