Mëlçia, këshilla dhe njohuri të përgjithshme

0
250

Mëlçia është një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues, etj.

Forma e mëlçisë

Ajo përngjan me një prizëm triangular kënddrejtë, pa këndin e djathtë. Ka 5 sipërfaqe: të sipërme, të poshtme, të përparme, të pasme e të djathtë (anësore). Këto ndahen nga njëra-tjetra nga “buzë” të lëmuara (përveç të poshtmes). Gjithashtu mëlçia ka 5 lobe, ku më i madhi është lobi i djathtë e më i vogli është lobi i majtë. Në mes të sipërfaqes së saj (nga poshtë) është një fisurë (e çarë) ku kalon arteria hepatike e vena portale, ku kalon gjaku nëpër mëlçi, po ashtu aty ndodhen tubi i djathtë dhe i majtë i mëlçisë që mbajnë bilen që prodhohet në mëlçi. Fshikëza e tëmthit është e ngjitur nën lobin e djathtë, lidhja e tij me mëlçinë është pak si komplekse për ju.

Pozicioni i mëlçisë

Ajo zë pjesën e djathtë/të sipërme të kavitetit të barkut. Nga lart takon diafragmën, rreth 4/5 e mëlçisë shtrihet në linjën e mesme të barkut, nga sipër mushkëria e majtë ja ka “hapur” pak vendin këtij organi mjaft të rëndësishëm. Qëndron mbi veshkën e djathtë e gjendrën suprarenale, zorrën e trashë, duodenin e stomakun – e të gjitha këto “e mbajnë” – suportojnë mëlçinë (peshën e saj). Për ta mbajtur mëlçinë përdoren dhe 5 ligamente (në formë fije – a litari).

Funksionet e mëlçisë

Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit.Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën. Përveç prodhimit të lëngut biliar këtu po jap shkurt funksionet e tjera të mëlçisë :I. Funksion hemopoetik (“prodhon gjak”). Në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, në të rriturit “rezervon” një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe.

II. Prodhon fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën.
III. Mban rezerva hekuri (Fe) e bakri (Cu), të domosdoshme për prodhimin e eritrociteve (rruazat e kuqe).
IV. Prodhon heparinë (substancë-që mban gjakun “të holluar”) e me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën.
V. Qelizat e Kupffer-it në sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon antitrupa.
VI. Funksion detoksikues, pra neutralizon helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.
VII. Funksion rezervues – DEPO. Mban rezervat karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime):
a – shndërron glukozën – në glikogjen.
b – kthen glikogjenin në glukozë.
VIII. Formon Vitaminën A nga karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B.
IX. Proceson aminoacidet e prodhon urenë dhe acidin urik.
X. Ka rol themelor në rezervat e metabolizmin e yndyrnave.

Yndyra në mëlci

1-Në pjesën më të madhe të rasteve steatoza (yndyra në mëlçi) vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit.
2-Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.
3-Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.
4-Shkaktarët e sëmundjes lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit.
5-Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
6-Shihet e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë.
7- Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj.
8-Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, me tetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).
9-Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute.
10-Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Çfarë është mëlçia Yndyrore

Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Në pjesën më të madhe të rasteve shohim që steatoza vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit, pra në alkoolistet, por jo gjithmonë. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obeze, mbipeshë. Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave. Pra shkaktarët lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit. Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh, nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.

Mëlçia dhe sëmundjet e tjera

Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Pse yndyrnat dëmtojnë

Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga trigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë. Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet – si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi steatozë yndyrore.

Si duhet të mjekoheni

Duhet kontaktuar një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë.Duhet bërë rënie në peshë, pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkooli – kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pinë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit. Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun hepatolog (doktori i mëlçisë), i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të asteatozës, i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj. Kuptojmë këtu me ekzaminimet, analizat e testet që ka në dispozicion, përfshirë dhe biopsinë e mëlçisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here