Lumturia e zemrës është një nga begatitë më të mëdha

0
200

Dr. Aid el-Karni

Lumturia e zemrës është një nga begatitë më të mëdha. Ajo nënkupton qetësi
dhe maturi në jetë, e ato burojnë pikërisht nga zemra. Lumturia e zemrës bën
qe intelekti ynë të jetë stabil kurse zemra e ndritur dhe e mbarsur me mirësi.
Është thënë se lumturia është art i cili mund të mësohet. Ai që arrin ta zotërojë këtë art dhe të niset shtigjeve të saj, në jetën e vet do të gërshetojë shumë gëzime, kënaqësi dhe të mira të panumërta.
Vetë esenca dhe principi fillestar në kërkimin e lumturisë është aftësia e
durimit dhe e përmbajtjes. Kjo do të thotë që njeriu nuk duhet të lakohej nën
erërat dhe vështirësitë e para, që nuk duhet të ketë frike për shkak të ndodhive të shumta përreth, por më primare është që të mos brengoset dhe të mos shqetësohet për shkak të gjërave të parëndësishme. Forca dhe vetitë e zemrës përcaktojnë sa do të jetë i gëzuar dhe i qetë shpirti.
Njeriu që është jostabil, frikacak për nga natyra, i paqëndrueshëm në kërkesat e tija dhe që e ka shpirtin plot shqetësime gjithnjë futet në telashe, në
vuajtje dhe në vështirësi. Të gjitha të këqijat shkrihen dhe krizat zhduken para
atij që shpirtin e mëson dhe e stërvit me durim dhe me guxim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here