All-llahu e ka ndaluar që Islami të përhapet dhe konvertohet me dhunë, imponim dhe luftë!

0
187

Njerëz të ndryshëm, të pa lexuar dhe ata që me tendencë të keqe hedhin mllef kundër fesë hyjnore Islame pretendojnë dhe përhapin fjalën në format nga më të ndryshme se fëja Islamë është përhapur me dhunë, me luftë etj. Por Zoti i Gjithësisë është i Gjithëdijshëm dhe di për çdo situata që kaloi dhe do vijë. Në Kur’anin famëlartë ka zbritur ajetin që i hedh të gjitha supozimet e tyre boshe.

Thotë Allahu i Madhëruar në Kuranin famëlartë: Nuk ka dhunë në fe …. (Kur’an,2: 256). Ky është një urdhër i qartë i Kur’anit. Asnjë mysliman s’mund ta kundërshtojë këtë dhe të detyrojë dikë tjetër që të besojë. Kjo është e ndaluar shprehimisht në Kur’an. Profeti jonë Muhammedi (paqja qoftë me të) është vetëm një këshillues. Ai kishte përgjegjësinë që t’u predikonte dhe t’u prezantonte të gjithë njerëzve Islamin, zbulesën e fundit. Në atë kohë, disa nga ata që dëgjuan për Islamin nga goja e Profetit tonë (paqja qoftë me të) dhe e myslimanëve të tjerë, besuan, ndërsa të tjerët nuk besuan. Siç kërkohet shprehimisht nga Kur’ani, as Profeti ynë (paqja qoftë me të) dhe as myslimanët e tjerë bashkë me të, nuk qenë ndonjëherë të detyruar për të besuar.

Profeti ynë (paqja qoftë me të), është përkujtuar në Kuran; “E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!” (Kuran, 88: 21-22). Prandaj, detyrimi për të besuar është absolutisht i ndaluar. Sipas Kur’anit, të gjithë myslimanët e kanë për detyrë t’u tregojnë njerëzve vlerat morale të Islamit, por askush nuk mund të detyrojë dikë dhe t’i thotë: “Ti duhet të bëhesh mysliman” ose “Ju duhet të kryeni ritet fetare.” Qëllimi i Kur’anit është të sjellë dashuri dhe paqe në botë. Për këtë arsye, një fenomen i tillë është i papajtueshëm me Kuranin.

E ti thuaj: E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë le të besojë, e kush të dojë le të mohojë…. (Kuran, 18:29) Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin që të gjithë në tokë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë? (Kuran, 10:99) Ne e dimë mirë se çfarë thonë ata, e ti ndaj atyre nuk je dhunues; ti këshilloje me këtë Kuran, atë që i druhet premtimit (dënimit) Tim. (Kuran, 50:45). Thuaj: “O ju jobesimtarë!” Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time! (Kuran, 109: 1-6). Islami respekton të gjitha ideologjitë, të gjitha kombet, të gjitha grupet etnike, të gjitha idetë dhe të gjitha besimet. Islami është një fe në të cilën, të gjitha idetë duhen dëgjuar. Lufta për shkak të përplasjes së ideve, apo përplasjes së etnive është sigurisht e ndaluar në një besim, me një botëkuptim të tillë të shkëlqyer, të demokracisë dhe lirisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here