Krahas veçorive që përmendëm më sipër, lëngu i rrushit ka edhe shumë veçori të pazbuluara akoma. Specialistët mendojnë se me anë të vitaminave dhe mineraleve që përmban lëngu i rrushit të mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit.
I pasur me vitaminat A, B dhe C, kalium dhe hekur, lëngu i rrushit shton rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve.
Krahas veçorive të njohura përbërësit antioksidues të tij pengojnë krijimin e qelizave kanceroze. Lëngu i rrushit është një hollues i mire gjaku dhe parandalon infarktet e zemrës.
Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen e lëkurës. Dobitë e lëngut të rrushit të njohur nga populli edhe si qumësht bimor nuk kanë të mbaruar. I pasur me kalium dhe hekur të nevojshëm për të krijuar qelizat e hemoglobinës, të cilat transportojnë oksigjenin në gjak lëngu i rrushit ndihmon edhe në hedhjen e toksinave nga trupi. Krahas kësaj këto veçori e mbrojnë trupin nga infeksionet dhe forcojnë sistemin imunitar.
Sheqeri natyral i gjendur tek lëngu i rrushit zgjidhet shpejt duke u bërë një burim i mire energjie. Me ndihmën e përbërësve që ka lëngu i rrushit ndihmon në hollimin e gjakut dhe mundëson mbrojtje përballë sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë, variçeve. Të sëmurëve të cilët kanë probleme me gjakun dhe bllokimin e enëve të gjakut mjekët u rekomandojnë konsumimin e të paktën një gote lëng rrushi në ditë.