Kush është Baba Dimri – Realiteti i Babadimrit

0
572

Realiteti i Baba Dimrit

Baba Dimri të cilin këto ditë mund t’a shohim çdokund  dhe i cili paraqet personalitet legjendar, në fakt është figurë Krishtere. Ky simbol përdoret si dëfrim me të cilin mundohen që të gëzohen fëmijët e muslimanëve, por ka edhe raste kur personaliteti i Baba Dimrit u imponohet fëmijëve tanë nëpër shkolla ku kinse ai ju shpërndan dhurata fëmijëve tanë (vlen të përmendet se edhe këta dhurata paguhen nga prindërit e mu të atyre fëmijëve, e jo nga gënjeshtra e quajtur “Baba Dimër”).

Baba Dimri në gjuhën e atyre që e kanë shpikur këtë personalitet quhet Santa Claus (Saint Nicholas) ose Father Christmass, apo Babai i Krishtlindjeve.

Por shumica e popullatës tonë të cilët s’kanë aspak njohuri të përgjithshme e kanë pranuar dhe përqafuar këtë personalitet. Baba Dimri apo Shën Nikolla ka qenë figurë historike Krishtere, përafërsisht në shekullin e katërt. Shën Nikolla ishte peshkop grek në provincën e Anadollisë Bizantine (Turqia e sodit) i cili njihej me bujari dhe me zemërgjerësi i cili u shpërndante dhurata të varfërve dhe që u jepte ndihmë financiare vajzave të reja për t’u martuar me qëllim që t’i ndal ata nga prostitucioni. Thuhet se varri i Shën Nikollës gjendet në Itali ku edhe gjatë kryqëzatës së parë atij iu ndërtua një kishë me të njëjtin emër. Gjatë mesjetës Martin Lutheri i cili njihet si reformator i kishës e thelloi në Krishterizëm parimin e dhënies së dhuratave gjatë Krishtlindjeve. Në këtë mënyrë ky personalitet u pranua me të madhe në mesin e të Krishterëve dhe ngeli simbol i Krishtlindjeve.

Ekzistojnë edhe mendime tjera rreth esencës së Baba Dimrit, disa të cilat i referohen historikut pagan të këtij personaliteti.