Kujdes prindër, një rrezik i madh po i kanoset fëmijëve tanë!

0
542

Ja çfare iu mësojnë fëmijëve tanë në gjimnazet e Tiranës: “Femrat lezbike janë seksi” Propaganda e axhendës gej po shtrihet tashmë në çdo shkollë në Shqipëri. Një project i shoqatave LGBT, po zhvillohet në shkollat e mesme, ku iu mësohet të rinjve sesi të pranojnë këtë komunitet, sjelljet e tyre si dhe martesat Brenda gjinie. Projekti ka në fokus bullizmin të orientuar drejt personave me orientim seksual të ndryshëm, duke përfshirë të gjitha kauzat e axhendës gey. Në profilin e saj të facebook, aktivistja e këtij komuniteti Xheni Karaj, raporton çdo ditë aktivitet e kryera në kuadër të këtij projekti, ku përfshihen një numër i madh shkollash, si Petronini Luaras, Sami Frashëri, Sinan Tafaj, Qemal Stafa, Aleks Buda etj., si dhe takime e seminare me përfaqësues të policisë, bashkisë, psikologë shkollash, punonjës socialë nëpër thuajse të gjithë bashkitë e vendit. Në takimet e zhvilluara nëpër shkolla, përveç kumtesave nga aktivistë të kësaj axhende, mbahen edhe rrëfime nga persona gey, lesbikë, tranvestitë, transgjinorë, të cilët iu tregojnë të rinjve mbi përvojat e tyre si dhe sesa mirë ndjehen ata me orientimin e tyre seksual e gjinor.

Të nderuar prindër! Mos lejoni lavazh truri për minorenët e gjimnazeve të cilët shpesh herë udhëhiqen nga emocionet dhe impulse! Kërkoni llogari për përmbajtjen e çdo trajnimi ku fëmija juaj ftohet të marrë pjesë.

Xhamite e Tiranes