A ka qarë meleku i vdekjes?

Pyetje: Kam lexuar një hadith se Allahu e ka pyetur Melekun e Vdekjes: A ke qarë ndonjëherë?! Si është ky hadith dhe a është i vërtetë?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut, ndërsa paqja dhe mëshira qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij…

Ai tregim është ky:

Allahu i Lartësuar e pyeti Melekul Meutin (melekun e vdekjes): A nuk qave njëherë derisa ia more shpirtin një njeriu?

-Njëherë kam qeshur, njëherë kam qarë dhe njëherë jam trishtuar – u përgjigj meleku.

-Çfarë të bëri të qeshësh? – e pyeti Allahu.

-Bëhesha gati t’ia marr shpirtin njërit i cili i thoshte këpucëtarit: M’i rregullo fort këpucët që t’i mbath një vit! E unë qesha dhe ia mora shpirtin ende para se t’i mbathë ato – u përgjigj meleku.

-E çka të bëri të qash? – e pyeti Allahu.

-Qava ndërsa më urdhërove t’i marr shpirtin një gruaje të cilën e gjeta në shkretëtirë të braktisur dhe po i jepte gji fëmijës. E prita derisa e mëkoi dhe ia mora shpirtin, por qava kur dëgjova britmën e fëmijës i cili mbeti i vetëm dhe për të nuk dinte askush – u përgjigj meleku.

-Po çfarë ishte ajo që të trishtoi? – e pyeti Allahu.

-Jam trishtuar ndërsa më urdhërove t’i marr shpirtin një burri të ditur, prej dijetarëve të mëdhenj. Shihja një dritë që dilte nga dhoma e tij, sa më shumë afrohesha nga dhoma aq më shumë rritej drita për të zmbrapsur, aty u trishtova kur ia mora shpirtin – u përgjigj meleku.

-A e di kush ishte ai burr? Ai ishte fëmija i asaj gruaje që ia more shpirtin dhe pastaj mbeti i vetëm në shkretëtirë. Unë u kujdesa për të dhe nuk e lash në dorë të askujt tjetër.

Po ashtu ka një tregim që thotë se Meleku i Vdekjes edhe përpara se t’ia merr shpirtin Ibrahimit, alejhi selam.

Mirëpo, këto dy tregime dhe çdo tregim tjetër me këtë përmbajtje duket të jenë tregime të përcjella nga fetë e tjera dhe nuk na lejohet t’i besojmë si hadithe të përcjella nga Muhamedi, alejhi salatu ue selam, sepse asnjë nga këto nuk mund t’i gjesh në librat e Sunetit.

Allahu e di më së miri.

Leave a Reply