Ka ardhur koha vella te kuptosh se….

0
169

Ka ardhur koha vella te kuptosh se gruaja perjeton shume veshtiresi e merzitje qe mund te jene disa here me te medha se hallet e tua. Dije se gruaja eshte nje krijese delikate qe kerkon kujdes dhe ndihme.

E po qe se ti vella jeton larg ndjenjave te saj atehere kush do merret me te?

Ajo nuk dashuron tjeter vec teje dhe nuk ka shok vec teje. Dije se qendrimi i saj ne shtepi nuk nenkupton rehat e qetesi, perkundrazi ajo ka mjaft pune, kush merret me femijet dhe edukimin e tyre?Kush merret me gatimin, larjen, pastrimin, sistemimin e shtepise….?

Te gjitha keto pune kane lodhje mendore e fizike sikurse puna jote ne zyre apo ne fabrike. E nese zanatin tend do ta nderroje me te sajin s’kishe per te vazhduar dot me teper se nje ore. Edhe i derguari i Allahut (sal Allahu alejhi we selem) e ka barazuar punen e femres ne shtepi me luften per hir te Allahut (xhihadin) qe eshte prej adhurimeve me te medha.

E sa here te te bien syte tek ndonje gabim i gruas tende kujto fjalen e te derguarit te Allahut (sal Allahu alejhi we selem) i cili thote: “Nuk e urren besimtari besimtaren, po nuk i pelqeu tek ajo dicka,ka per ti pelqyer dicka tjeter.”Es Salihin 1/190

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here