Infeksionet kërpudhore
Në një vit infeksionet kërpudhore vrasin më shumë njerëz sesa malaria.
Llojet si këmba e atletit dhe kallot zakonisht mund të trajtohen lehtësisht, ata ndodhin kur kërpudhat marrin një zonë të trupit dhe sistemi imunitar nuk është në gjendje ta luftojë atë. Llojet e infeksioneve kërpudhore përfshijnë këmbën e atletit, infeksionin e mykut, morthi.
Njerëzit kanë më shumë gjasa të vuajnë nëse kanë një sistem imunitar të dobësuar ose marrin antibiotikë.
Ata zakonisht janë lehtësisht të shërueshëm, por në disa raste ato mund të provojnë rrezik për jetën. Në fakt, normat e vdekjeve për shkak të infeksioneve kërpudhore janë të ngjashme me tuberkulozin dhe më të madh se malaria.
Megjithatë, shkencëtarët janë një hap më afër zhvillimit të një droge që mund t’i trajtojë këto infeksione vdekjeprurëse.
Kërkimet Mjekësore në Sydney kanë identifikuar një proteinë të prodhuar nga kërpudhat që lejon një lloj të veçantë të kërpudhave – Cryptococcus neoformans – të shkaktojë një infeksion potencialisht vdekjeprurës, i njohur si meningjit fungal.
Simptomat e meningjitit fungal përfshijnë ethe, dhimbje koke, qafë të ngurtë, vjellje, dhe ndjeshmëri ndaj dritës.
Duke hetuar se si kërpudhat shkaktojnë sëmundje, është identifikuar një objektiv të ri për ilaç kundër këtyre infeksione serioze.
©gatuajshendetshem
perktheu /a.c./