Ilaq natyral për bronkit (bronchitis)

Ilaq natyral për bronkit (bronchitis)

Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri. Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohet nga gëlbazi dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ka dy lloje të bronkitit:

  • Bronkiti akut zakonisht paraqitjet shpejt dhe largohet brenda dy ose tre javësh. Shumica e njerëzve të shëndetshëm të cilët nuk kanë bronkit kronik, e tejkalojnë këtë pa ndonjë komplikim.
  • Bronkiti kronik vazhdon të rikthehet kohë pas kohe dhe zgjat më shumë, veçanërisht te njerëzit që pijnë duhan. Bronkiti kronik do të thotë se ju keni kollitje me gëlbaz shumicën e ditëve të muajit për tre muaj të vitit për së paku dy vite radhazi.

Në këtë artikull do të fokusohemi në bronkitin akut. Edhe fëmijët dhe të rriturit mund të preken nga bronkiti.

Shkaktarët e bronkitit akut

Bronkiti akut zakonisht shkaktohet nga një virus. Shpesh personi e merr bronkitin akut pasi fillimisht preket nga ndonjë infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (hundë, fyt, laring) si ftohje ose grup. Në raste të rralla, bronkiti akut mund të shkaktohet nga bakteret.

Brokiti akut po ashtu mund të shkaktohet duke inhaluar (futur në mushkëri me anë të ajrit) gjëra të cilat irritojnë kanalet bronkiale, si tymin e duhanit. Kjo po ashtu mund të vijë nëse njeriu ka inhaluar në mushkëri pjesë të ushqimeve ose të vjellën.

 

Ilaq natyral për bronkit
Ju duhen:
– 1 Litër ujë shiu
– 1 lugë të madhe me mjaltë natyralesadnice-lovor-visnja-pampas-busol-lavanda-jorgovan-ruzmarin-slika-29791065
– 32 fleta jeshile të dafinës
– 100 gram limon (i pastërpikun me helme)
Përgatitja:
Në një enë hudhet uji i shiut, limoni prehet në copa , gjithashtu edhe fletat e dafinës grimocohen, shtohet edhe mjalta. Të gjitha këto zihen deri sa në enë të mbetet vetëm gjysmë litre përmbajtje.
Pastaj kjo përmbajtje filtrohet dhe konsumohet.
Përdorimi: konsumohet si shurup, një lugë e mesme në mwngjes dhe një në mbrëmje për të rriturit.
Për fëmijë gjysma e dozës për të rritur.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)