Ilaçi i brengave dhe pikëllimit !

0
600

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Merrni nga unë këto dy këshilla, të cilat nuk dua t’i ruaj vetëm se për vete; vetja ime nuk do të jetoj përgjithmonë!!

– Këshilla e parë:

Mos lejo të kalon dita jote pa mos e thënë këtë lutje:

“All-llahume in-ni eudhu bike minel hem-mi ve huzni, vel axhzi vel keseli vel buhli vel xhubni, ve dale’id dejni ve galebetir-rixhal”.

(O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve).

Kjo lutje me lejen e Allahut, Fisnikut, Bujarit, të Cilit syri nuk i flenë, e largon çdo gjë që nuk mundet t’i përballon shpirti!!

– Këshilla e dytë:

Kur ndjehesh i mposhtur dhe i mundur..

Kur ndjen se i ke bërë gabim Allahut, dhe në atë momente, s’ke në dorën tënde asnjë mundësi diçka të veprosh..

Kur ndjehesh i pamundur tërësisht, në çdo gjendje dhe në çdo rast..

E tëra ajo që duhet të veprosh janë dy:

1. Pikëllimin tënd dhe mposhtjen tënde, preokupoi me istigfar (kërkim falje), i bindur plotësisht se do të vjen lirimi nga kjo gjendje.

Një nga lutjet e kërkim faljes:

“Estagfirull-llahe el-Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve. El Hajjul Kajjumu ve etubu ilejhi”.

(Kërkoj faljen e Allahut të Madhërishëm, e të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës, i Përhershëm dhe vetëm tek Ai pendohemi).

2. Jep lëmoshë, qoftë ajo një rial (saudit), me bindje të plotë se Allahu me të do ta largon pikëllimin tënd dhe brengat e tua!!

Në fund të ditës, mos shpreso diç tjetër, përveç se kënaqësisë dhe me të vërtetë do të kënaqesh: “e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqu”. Duha 5.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU