IBËN HIBANI – BIOGRAFI E SHKURTËR

0
205

IBËN HIBANI!

  1. Emri i tij: Ebu Hatim Muhamed Ibën Hiban Ibën Ahemd Et Temimin Ed Darmimij el Bustij. (Es Sijer: 16/92).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Hibani në qytetin e quajtur Bust, qytet i cili gjendet afër Sixhistanit, në vitin 270Hixhrij. (Es Sijer: 16/93).
  3. Mësuesit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Hibani kishte mësuar tek më shumë se 1000mijë mësues, ndër më të njohurit, ishin: Nesaiu, Ibën Huzejme, Serraxhi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Sijeru A’lami en Nubelai: 16/93,94).
  4. Nxënësit e tij më të njohur: Hakimi dhe Ebu Abdullah Ibën Mendeh, Allahu qoftë i kënaqur me ta. (Sijeru A’lami en Nubelai: 16/93,94)
  5. Fjalët e dijetarëve Islam për të:

Dhehebiu, thotë: ” Hafidh Ibën Hibani kishte dituri rreth mjeksisë, Fikhut dhe ishte koka e dijetarëve të hadithit.” (Mizan el I’tidal: 3/506).

Vazhdon Imam Dhehebiu, thotë: ” Hadidh Ibën Hibani ishte Imami, hafizi dhe shejhu më i madh i hadithit në Horasan.” (Mizan el I’tidal: 3/506).

Hatib el Bagdadi, thotë: ” Ibën Hibani ishte i sinqertë, i besueshëm, i drejtë dhe i kuptonte çështjet e fesê me njê kuptim të thellë.” (Sijeru A’lami en Nubelai: 16/92,94).

Hakimi, thotë: ” Hafidh Ibën Hibani njihte shumë shkenca të diturisê, ndêr to, veçohej në: Fikh, Gjuhë dhe Hadithë.”

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Kitab el Mexhruhin. 2. Meshahir Ulemail Emsar. 3. Reudatul Ukala Ue Nuz’hetul Fudala. 4. Kitab eth Thikat. (Es Sijer: 16/102).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Sixhistan, në natën e xhumasë, 21Sheual të vitit 354Hixhrij. (Es Sijer: 16/102).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here