HOXHË, FILANI DEVIJOI NGA FEJA!

0
203

Dijetarit dhe myftiut të mëhershëm të Arabisë Saudite, Abdulaziz ibën Bazit, Allahu e mëshiroftë!, i thanë:

– Hoxha ynë i nderuar, filani ka devijuar nga feja dhe e ka braktisur të kapurit për fe.

Hoxha u tha:

– Ndoshta devijimi i tij ka ardhur nga dy shkaqe: nuk e ka kërkuar përforcimin në fe dhe nuk e ka falënderuar Allahun për qëndrueshmërinë që e ka pasur në ato momente.

Kur Allahu të zgjodhi për në rrugën e udhëzimi të Tij, nuk të zgjodhi se ti je i dalluar apo se e adhuron Atë, por udhëzimi yt është nga mëshira e Tij që të përfshiu dhe atë e merr prej teje kurdo dhe në çdo moment. Për këtë arsye mos u mashtro me veprën tënde dhe me adhurimet e tua dhe mos e nënçmo atë që devijoi nga rruga e drejtë, se po të mos kishte qenë mëshira e Allahut, ti do të ishe në vend të tij!

Përsëritni fjalën e Allahut me vëmendje: Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata.

Mjerë për ty nëse mendon se qëndrueshmëria në fe vjen si pasojë e suksesit tënd personal. Kur Allahu i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: Sikur mos të të kishim forcuar Ne…, po si do të jetë gjendja me ty?!

O rrotullues i zemrave, bëje të qëndrueshme zemrën time në fenë Tënde!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here