HOXHA DHE I DEHURI !!

0
535

Nje dite, gjere sa Hoxha ishte duke dalur prej xhamise, e sheh nje te dehur me shishe te alkoolit ne dore duke ecur para xhamise, e i thote:

– ” Ma jep ate shishe te alkoolit ! ”

– Cfare te duhet shishja ime o hoxhe, ti sapo dole nga xhamia ?! ”

– ” Dua t’a zbrazi ne brendesi te xhamise ” – i thote Hoxha !

– ” Ti a nuk i frikesohesh Zotit be Hoxhe, si mund t’a derdhesh alkoolin ne shtepi te Zotit ?!

Une sa e sa vite e pije alkoolin, por kur nuk me ka shkuar ne mendje ta beje nje te keqe si kjo.
Ty nuk t’a jap shishen time. Une i frikesohem Zotit ” – i thote i dehuri !

Hoxha, kete kerkonte te degjonte nga i dehuri, pastaj i thote atij:

– ” Ti bre burre, nuk paske guxim t’a zbrazesh nje shishe me alkool ne Xhami, qe eshte nje ndertese e ndertuar nga dora e njeriut,
atehere, si ke guxim t’a derdhesh ate felliqesire te quajtur – alkool ne trupin tende qe Allahu e krijoi per t’a lartesuar dhe adhuruar Ate ?!! ”

Pas kesaj fjale, njeriut me shishe te alkoolit ne dore, ju dridh zemra, filluan t’i dridheshin edhe duarte nga frika e Allahut, pastaj ju drejtua Krijuesit vete dhe tha:

– ” ME FAL O ALLAH, nuk do ta shkaterroj me trupin tim, kete emanet te mrekullueshem qe ma ke dhene, pranoje pendimin tim o Meshirues, se ti je Fales !! ”

Shpresojme qe ata qe e perdorin kete pije te mallkuar, t’a lene ate dhe t’i kthehen Allahut me trup dhe shpirt te paster.

Allahu ua mundesoft pendimin gjithe mekatareve !