HOLIVUDI NA KA MARRË FATIN ANDAJ MOS LEJONI QË EDHE JUVE TË JU BËJNË ATË!

0
191

Për shkak të luftës sioniste “luftës kundër terrorit” dhe sulmeve të tyre në Liban (teksti u botua në vitin 2007, vërej. e përk.), tema kryesore e çdo shtëpie amerikane janë ngjarjet në botën islame. Po shoh shkatërrime, vdekje dhe asgjësime që e kanë kapluar Libanin, por vërej edhe diçka tjetër: TË SHOH TY, GRUA MYSLIMANE. E shoh që bukuria myslimanes shkëlqen dhe ndriçon, edhe pse ato janë të veshur thjesht dhe modest. Nuk mundem, e që të mos hetoj që pothuajse çdo myslimane ose mban fëmijë në kraharor ose është e rrethuar me ta…

Por ju nuk veçoheni vetëm nga bukuria e jashtme. Vërej në vete diçka të çuditshme: ju kam zili, oj myslimane. Ndihem e tmerruar për shkak të fatkeqësive dhe krimeve të luftës nëpër të cilat kalojnë popujt e juaj, por nuk mund që të mos admiroj forcën tuaj, bukurinë, modestinë, e që është më e rëndësishmja – lumturinë tuaj. Po, vërtetë është e çuditshme, por kam kuptuar se edhe ju, pavarësisht të gjitha belarave, dukeni shumë më të lumtura se ne. Sepse jetoni natyrshëm gjë që do të admironte çdo grua.

Jetën me të cilën gratë kanë jetuar gjithmonë që nga koha e lashtë. Jetën me të cilën edhe ne në Perëndim kemi jetuar deri në vitet ’60, e pastaj na sulmuan armiqtë të përbashkët. Vetëm se ne nuk jemi gjuajtur me municion të vërtetë, por me mashtrime subtile dhe me rrënimin e moralit tonë…

 

HOLIVUDI NA I KA SHKATËRRUAR FAMILJET, DHE MOS LEJONI QË TË JU BËJNË ATË EDHE JUVE!

 

Neve amerikanëve nuk na sulmuan me aeroplanë luftarakë ose me tanke, por me veprime të Hollivudit. E pasi që të përfundojnë me shkatërrimin e infrastrukturës në vendet tuaja, ata do të përpiqen për t’ju sulmuar në të njëjtën mënyrë si edhe neve. Nuk dëshiroj që t’ju gjejë fati ynë. Do të ndjeheni të poshtëruar, ashtu sikurse ne. E “bombardimin” e tillë medial mund ta shmangni nëse i dëgjoni përvojat e atyre të cilët tashmë vuajnë pasojat e rënda të influencës së tyre të keqe. Sepse çdo gjë që vjen nga Holivudi është vetëm grumbull gënjeshtrash, shtrembërim i realitetit, maskë tymi. Ata përpiqen ta paraqesin  imoralitetin si reaksion të padëmshëm dhe akt relaksimi sepse dëshirojnë të shkatërrojnë themelet morale të shoqërisë. Ky është synim i hapur i punës së tyre. Ju këshilloj të mos pini helmin e tyre. Sepse pasi ta shijoni, nuk ka kthim prapa. Nuk ka serum e as antidot (kundërhelm) që mund t’ju ndihmojë. Mund ta riparoni pjesërisht, por nuk do të jeni të njëjtë. Prandaj, më së miri është që krejtësisht të largoheni nga helmi, se sa të mjekoni dëmet të cilat i shkakton.

Do të përpiqen që t’ju përvetësojnë me filma joshës dhe me spote muzikore, rrejshëm duke na prezantuar, gratë amerikane, si të lumtura dhe të kënaqura, krenare që vishemi si prostituta, dhe të kënaqura në familjet tona. Më besoni, shumica prej nesh nuk është e lumtur. Miliona prej nesh janë duke përdorur ilaçe antidepresive,  urrejnë punët e veta, dhe qajnë natën për burra të cilët na kanë thënë se na donin, dhe pas kësaj neve na shfrytëzuan dhe vetëm shkuan.

Ata do të donin që edhe familjet tuaja t’i shkatërrojnë dhe t’ju bindin që të keni më pak fëmijë. Do t’ju tregojnë martesën si formë të skllavërisë dhe humbje e mundësive për avancim në karrierë, mëmësinë si mallkim, dhe modestinë dhe dëlirësinë si vjetërsi. Ata dëshirojnë që lirë ta shisni veten dhe fenë tuaj. Mos u pajtoni në atë.

 

MYSLIMANE, SHAMIA E JOTE ËSHTË MË E BUKUR SE TRENDET E MODËS

 

Myslimane, ju shoh si perla të çmuara, ar të pastër, ose si perlat e vlerës së madhe për të cilat flitet në Bibël (Ungjilli, sipas Mateut, 13: 45). Të gjitha gratë janë perla me vlerë të madhe, por disa prej nesh janë të mashtruara dhe dyshojnë në vlerën e pastërtisë së tyre. Jezu Krishti, ka thanë: “Mos e jepni atë që është e shenjtë dhe e pastër, dhe as mos hidhni margaritarët para derrave, që të mos shkelin me këmbët e tyre …” (Mateu 07:06) Vlera jonë është e paçmueshme, por jemi të bindur se jemi mall i lirë. Besomëni mua: asgjë nuk mund të zëvendësojë ndjenjën kur të shikoheni në pasqyre dhe e ndjeni pastërtinë, dëlirësinë, dhe vetë-respektin …

Trendët e modës që vijnë nga kanalizimi perëndimorë dëshirojnë që t’ju bindin  se seksualiteti është pasuria juaj më e madhe. Por fustanellat e bukura dhe shamitë janë shumë më tërheqëse dhe më sfiduese sesa moda perëndimore, për shkak se ju mbulojnë me velën mistere dhe tregojnë vetë-respektim dhe vetë-besim. Seksualiteti i gruas duhet të ruhet nga sytë të padenjë, dhe të jetë dhuratë për njeriun i cili aq shumë ju respekton dhe ju donë se dëshiron martesë me ju. Dhe që akoma meshkujt tuaj janë luftëtarë burrërorë dhe  meritojnë atë më e bukurën nga ju. Meshkujt tanë nuk dëshirojnë më atësinë, ata nuk i njohin perlat, por zgjedhin guralecët flakërues. Vetëm që në fund edhe ato ti braktisin!

 

MYSLIMANE, PSE NA KOPJONI, E JU JENI PERLAT TE PASTRA.

 

Myslimane, vlerat tuaja janë bukuritë e brendshme, pafajësia, dhe e gjithë ajo që ju bën ashtu si jeni. Por shoh se disa prej jush kalojnë kufirin dhe përpiqen që të “vesternizohen (perëndimizohen, vërej. e përk.) “, dhe madje edhe ato prej jush që mbajnë shami. Ju pyes pse i imitoni gratë që pendohen, ose që së shpejti do të pendohen, për shkak të nderit të humbur?

Për humbjen e tij nuk ka kompensim, e ju jeni diamante të paprekura. Mos t’ju mashtrojnë e të bëheni gurë të zakonshëm. Çdo gjë që shihni në revistat e grave dhe në kanale televizive të Perëndimit është  GËNJESHTËR. Ky është mashtrim i djallit…

 

LUMTURIA PËR GRUAN ËSHTË VETËM NË MARTESË, E JO NË MARRËDHËNIET JASHTËMARTESORE

 

Do t’ju shpalosi dhe një sekret të vogël, nëse ju intereson: seksi para martesës aspak nuk është i mrekullueshëm. Ne trupat tonë ua kemi dhënë meshkujve të cilët i kemi dashur, dhe menduam se ata do të na donin dhe duan të martohen. Ashtu siç e kemi shikuar në TV. Por kjo aspak nuk është e këndshme, pa sigurinë e martesës dhe të kuptuarit se ai do të mbetet me ju! Në këtë është ironia. Vetëm ju mbesin lotët. Ju flas si gruaja gruas, bashkëshorte, dhe besoj se tashmë këtë e dini. Sepse vetëm gruaja mund ta kuptojë atë çfarë fshehët në zemrën e një gruaje tjetër.

Ne jemi mjaft të ngjashme. Ngjyra e jonë e lëkurës, feja apo kombësia këtu nuk janë të rëndësishme, sepse zemra e gruas kudo është e njëjtë. Ne duam. Kjo është ajo që bëjmë më së miri. Ne kultivojmë familjet tona dhe ofrojmë forcën dhe rehatinë burrave që i duam. Ne, gratë amerikane, na mashtruan të besojnë se ne jemi më të lumturat kur “ndjekim” karrierat, jetojmë vetëm, dhe kemi liri që dashurinë të ofrojmë kujt që duam. KJO NUK ËSHTË LIRI! DHE KJO NUK ËSHTË DASHURI! VETEM NË MARTESË GRUAJA MUND TË NDJEHEJ ET MJAFTË E SIGURT QË TË DONË!

Mos pajtoheni për asgjë tjetër! Besoni që nuk vlen. nuk do t’ju pëlqej dhe shumë më pak do të pëlqeni veten. Dhe në fund do të liheni.

 

MYSLIMANIA NUK ËSHTË POSHTËRUAR, POR E POSHTËRUAR ËSHTË GRUAJA E PERËNDIMIT

 

Mëkati kurrë nuk shpaguhet dhe gjithmonë ju tradhton. Edhe pse e kam mbrojtur  nderin tim nëpërmjet martesës, askush nuk mund të më kompensojë nderin e humbur para martesës. Femrave nga Perëndimi mediat përpiqen t’ua shpërlajnë trurin duke thënë se gratë myslimane janë të shtypura. Por e vërteta është se ne jemi ato të cilat janë të shtypura; ne jemi skllevër të modës e cila na nënçmon, të fiksuar me pamjen e jashtme dhe peshën, lutemi për dashurinë e njerëzve të cilët nuk dëshirojnë të rriten në të. Thellë brenda nesh e dimë që jemi të mashtruara. Ne fshehurazi ju admirojmë dhe ju xhelozojmë, edhe pse disa prej nesh nuk do ta pranojnë atë. Ju lutemi që të mos na shikoni me urrejtje dhe mos mendoni se ne jemi të kënaqura me atë që po ndodh. Ky nuk është faji ynë.

Shumica prej nesh nuk kanë pasur baballarë që të na mbrojnë kur ne ishim të reja, sepse familjet tona janë të shkatërruara. Ju e dini vet se kush është prapa saj. Mos lejoni që t’ju mashtrojë, motra të dashura. Qëndroni të pastra dhe të dëlira. Ne, gratë të krishtera, duhet të kuptojmë se në çka është lumturia për gruan. Na duhet që ju të jeni shembull për ne, se jemi të humbura. Mbahuni në dëlirësinë tuaj. Shpresoj se këtë këshillë e kuptoni në mënyrë ashtu se si kam dëshiruar: në frymën e miqësisë, respektit, dhe admirimit.

Me dashuri nga motra e juaj e krishterë![1]


 Marr nga portali AKOS www.akos.ba

7 Mars 2007, Joanna Francis – shkrimtare dhe gazetare nga ShBA.
Përktheu nga gj. angleze në gj. boshnjake: Nedim Bot

Përktheu nga gj. boshnjake në gjuhën shqipe: Shaban Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here