Një grup shkencëtarësh nga Finlanda u kërkuan njerëzve që të lokalizojnë se në cilën pjesë të trupit ata ndjejnë emocionet e ndryshme, dhe ata gjetën se rezultatet ishin befasishtë të njejta madje edhe në kultura të ndryshme, pra vendi nuk ndryshonte.
A është e mundur që ju të shprehni emocionet vetëm në fytyrë ?
Një studim sugjeron se përderisa njerëzit kanë vëmendjen vetëm në emocionet e shprehura në fytyrë (pa e ditur se si është gjendja e pjesëve tjera të trupit) ata nuk mundë të jepnin një gjykim nëse fytyra po tregonte një emocion pozitiv apo negativ.
Njerëzit raportuan se gëzimi dhe dashuria ndiznin aktivitetin thuajse në të gjithë trupin, derisa depresioni kishte efektë të kundërt: ai shuante ndjenjat në krahë , këmbë dhe kokë . Rreziku dhe frika ngjallnin ndjenja të fuqishme në pjesën e gjoksit, pohuan vullnetarët e këtij studimi. Dhe zemërimi ishte njëra prej shumë emocioneve që jepte ndjenja në krahë .
Shkencëtarët shpresojnë se një ditë këto emocione trupore do ndihmojnë psikologët që të diagnostikojnë dhe trajtojnë crregullimet e gjendjes shpirtërore.
”Sistemi ynë emocional dërgon sinjale në trup në mënyrë që ne të ballafaqohemi me situatën e krijuar,” thote Lauri Nummenmma, psikologe në Univerzitetin Aalto e cila edhe udhëhiqte studimin.
”Ti sheh një gjarpër dhe ti ndjen frikë ,” thotë Nummenmaa. ”Sistemi yt nervorë rritë sasinë e oksigjenit në muskuj dhe e rritë ritmin e zemrës në mënyrë që ti të mundë të ballafaqohesh me këtë rrezik. Është një sistem automatik. Ne nuk kemi nevojë fare të mendojmë për këtë .”
Kjo ide ka qenë e njohur për shekuj me rradhë . Por shkenctarët ende nuk janë të pajtimit nëse këto ndryshime trupore janë të ndryshme për cdo emocion dhe në se ky model shërben si mënyrë që mendja në mënyrë të ndërgjegjshme të identifikojë emocionet.
Emocionet bazë ,siq janë gezimi, pikëllimi dhe frika, formojnë blloqe ndërtimi për ndjenja edhe më komplekse.
Për të arritur për të kuptuar këtë , Nummenmma dhe ekipi i tij zhvilluan një eksperiment kompjuterik me afro 700 vollunter nga Finlanda, Suedia dhe Tajvani.
Ekipi u shfaqi në ekran vullnetarëve dy silueta (forma njerëzore) me ngjyrë të zezë dhe pastaj u thanë këtyre personave që të mendojnë njërën nga 14 emocionet: dashuria, neveria, zemërimi, krenaria, etj. Vullnetarët pastaj ngjyrosën pjesët e trupit që kishin ndjerë stimulim nga ai emocion. Në siluetën e dytë , ata ngjyrosën pjesët e trupit që ishin deaktivizuar pra që ishin shuar gjatë atij emocioni. (shiko foton).
”Njerëzit e përjetuan këtë eksperiment si mjaftë zbavitës,” thotë Nummenmma: ”Ne i publikuam pyetjet edhe online dhe ju mundë ta provoni eksperimentin edhe te vetvetja.”
Jo cdonjëri e ngjyrosi cdo emocion në të njejtë n më nyrë . Por kur ekipi krahasoi hartat (vizatimet) së bashku, modele të caktuara dolën për cdo emocion. Ekipi publikoi këto harta emocionesh në Procedurën e Akademisë Kombëtare të Shkencave.
Ekipi ende nuk ka të dhëna se si këto ndjenja të vet-raportuara përshtaten me përgjigjet psikologjike të vërteta të cilat ndodhin gjatë emocioneve.
Por studimet e mëhershme kanë treguar ndryshime të theksuara në ndjenjat trupore gjatë crregullimeve të disponimit, thotë Nummenmma. ”Për shembull, gjatë depresionit ndonjë herë njerëzit kanë dhembje në gjoks.”
Madje ka të dhëna që edhe kur ti ndryshon pozitën apo qëndrimin mundë të vijë deri te ndryshimi në mendje.
Neuroshkenctari Antonio Damasio, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim, thotë se ai është mahnitur me gjetjet që ka bërë Nummenmma sepse këto të dhëna japin shumë mbështetje për atë që ai ka sugjeruar vite me rradhë : cdo emocion aktivizon një sasi të caktuar të pjesëve të trupit, mendon ai, dhe njohja e këtyre modeleve nga mendja na ndihmon neve që në mënyrë të vetëdijshme të identifikojmë këtë apo ate emocion.
”Njerëzit i shohin emocionet si dicka që është në lidhshmëri me njerëzit e tjerë ,” Damasio, i cili është profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, thotë : ”Por emocionet gjithashtu kanë të bëjnë edhe me atë se si ne sillemi ndaj ambientit – rreziqeve dhe mundësive. Prandaj, thotë Damasio, ti ke nevojë për trupin aq sa dhe për mendjen.
Burimi:
- http://io9.com/heat-maps-reveal-where-you-feel-emotions-in-your-body-1491911738
- http://www.fastcoexist.com/3024327/visualized/an-atlas-of-the-human-body-that-maps-where-we-feel-emotions
Përktheu dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak, Preshevë.