Home Zgjodhëm për ju. Hadithi që flet për një tregtar dhe një majmun

Hadithi që flet për një tregtar dhe një majmun

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

       “Një herë, një burrë ngarkoi verë në anijen e tij për ta shitur dhe me vete kishte edhe një majmun. Ky njeri kur e shiste verën e përziente atë me ujë, pastaj e shiste. Majmuni e mori qesen e parave, u ngjit mbi direkun e anijes dhe filloi të hidhte një dinar në det dhe një dinar në anije, derisa i ndau ato.” (Ahmedi (2/306)

Dobi:

Në hadith pohohet zgjuarsia e disa kafshëve, ku veçohet kjo kafshë e njohur për imitimet që i bën njeriut në veprat dhe sjelljet e tij.

Ngjarjet e popujve të hershëm” Shejh: Mesh’hur Hasen Selman (Allahu e ruajt!)

Previous articleCilat janë tri parimet themelore, të cilat njeriu i ka detyrë që ti mësojë?
Next articleA e dini se kush është i pari?