Ha pak, fli pak, fol pak. Kjo është rruga drejt jetës shpirtërore

0
225

Gjëja së cilës i frikësohem më shumë për umetin tim është ngrënia e tepërt, gjumi i tepërt, dembelizmi dhe mungesa e besimit të thellë.”

Hadith
“Ha pak, fli pak, fol pak. Kjo është rruga drejt jetës shpirtërore” – proverb

Kërkesa për një mjekësi ndryshe

Një herë pyeta një mikun tim amerikan i cili sapo ishte diplomuar si mjek se ku shkonte për t’u vizituar kur ishte sëmurë. Përgjigja ishte e habitshme, ai dhe disa kolegë të tij shkonin tek një mjek popullor. Kjo më kujtoi mjekun tim të familjes i cili nuk besonte tek mjekësia moderne dhe ilaçet industriale. Ai gjithmonë më thoshte: “Merre djalin në shtëpi dhe sigurohu që të ushqehet mirë”.

Preferenca për një mjek popullor mbi mjekun profesionist vinte si pasojë e pakënaqësisë së tij ndaj literaturës mjekësore që kishte mësuar gjatë viteve të studimit, siç mësova më vonë. Ai ndjehej sikur i kishin mësuar vetëm parime të cilat sipas mendimit të tij “bënin më shumë dëm se dobi”. Ai besonte se ishte trajnuar të “mjekonte simptomat duke përdorur kimikate” dhe që profesioni i tij nuk kishte të bënte fare me kujdesin ndaj personit. Ai më tha se sa herë që përfundonte turnin ndjehej sikur kishte mashtruar vetveten duke mos bërë atë që donte në të vërtetë.

Mendimi i këtij mjeku mund të duket jo normal dhe të shikohet si i prapambetur nga mjekët e tjerë, por pikëpamjet e tij ngrenë çështje interesante të rëndësishme për profesionistët dhe pacientët e interesuar.

Në vendet perëndimore ka një interes në rritje të mjekësisë alternative dhe lindore që përkon në shumë aspekte me mjekësinë islame, të quajtur ndryshe edhe El Tibb el Nebevi, mjekësia e Profetit (as.). Kjo mjekësi është e bazuar kryesisht mbi Hadithet Profetike por përfshin edhe traditat arabe, greke dhe indiane të mjekësisë që nuk janë në kundërshtim me parimet islame.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here