Fiqtë e thatë për diabetikët, kundër anemisë, për osteoporozë

0
301

Fiqtë e thatë janë meze e shijshme, por edhe e shëndetshme. Fiku i thatë është një burim i shkëlqyer i mineraleve, si kalciumi, bakri, kaliumi, mangani, hekuri, seleni dhe zinku.

Ai përmban kalcium më shumë se qumështi i lopës. Me konsumin e 100 gramëve fiq të thatë do të merrni 640 mg kalium, 162 mg kalcium, 2.03 mg hekur dhe 232 mg kalium. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore i cili ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.

Bakri, si edhe hekuri, është i nevojshëm në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe oksidimin qelizor.

Për shkak të sasisë së madhe të bakrit, fiku u rekomandohet personave që vuajnë nga anemia për shkak se bakri e nxit prodhimin më të mirë të rruazave të kuqe të gjakut, dhe për shkak të përqendrimit të kaliumit, e rregullon shtypjen e gjakut.

Fiqtë e thatë janë luftëtar kundër osteoporozës dhe vetëm dhjetë nga këto fruta në ditë kanë efekt parandalues në humbjen e masës së eshtrave. Fiku i thatë ngadalëson plakjen, lufton radikalet e lira, është i pasur me antioksidantë, e përshpejton metabolizmin dhe shumë gjëra të tjera.

Me konsumin e fikut të thatë duhet të jenë të kujdesshëm diabetikët, por edhe ata që kanë probleme me trashje sepse fiku i thatë ka madje pesë herë më shumë kalori se fiku i freskët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here