Eshtë sunet të falen dy rekate në xhami kur kthehesh nga udhëtimi

Eshtë sunet të falen dy rekate në xhami kur kthehesh nga udhëtimi

Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Eshte e pelqyeshme per njeriun qe kur kthehet ne vendin e tij (nga udhetimi) te fali dy rekate ne xhami para se te shkoj tek familja e tij.

A eshte per qellim qe t’i fale keto dy rekate ne xhamine prane shtepise se tij apo ne cdo xhami tjeter ne qytetin e tij?

Ajo qe perftohet eshte e dyta, sepse te gjitha xhamite jane shtepi te Allahut. E qellimi eshte qe te adhurosh Allahu me faljen e ketyre dy rekateve para se te shkosh ne shtepine tende.

E nuk e di -persa i perket ketij Suneti- a gjendet tek shumica e njerezve apo jo?

Ajo qe me behet e qarte eshte se ky Sunet nuk njihet tek shumica e njerezve. Dhe gabimi per kete eshte i nxenesve te dijes, te cilet nuk ia mesojne njerezve kete Sunet.

Nese personi kur kthehet nga udhetimi e gjen xhamine mbyllur, a t’i fal keto dy sunete ne shtepi?

Jo, mos t’i fal. Nese e gjen xhamine hapur i fal dy rekatet e ne te kunderten bie kjo gje duke qene i arsyetuar.

Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 4