A ËSHTË PËRHAPUR ISLAMI PËRMES SHPATËS (FORCËS)!?

0
155

Është një ankesë dhe pakënaqësi e rëndomtë e disa jomuslimanëve, të cilët thonë se Islami nuk do të kishte me miliona pasues anembanë botës po të mos ishte përhapur përmes ushtrimit të dhunës dhe forcës. Argumentet në vijim do të japin një pasqyrë të pastër, se larg nga përhapja e Islamit përmes shpatës ishte fuqia e pandashme e së vërtetës, arsyes dhe logjikës përgjegjëse për përhapjen e menjëhershme të Islamit.

Islami nënkupton paqen.

Fjala Islam rrjedh nga rrënja e fjalës ‘salam’, që do të thotë paqe. Gjithashtu kjo fjalë nënkupton nënshtrim ndaj urdhrave të Allahut të Madhërishëm. Si rrjedhim, Islami është fe e paqes, e cila sigurohet duke iu nënshtruar dëshirës së Krijuesit Suprem, Allahut të Plotfuqishëm.

Nganjëherë duhet përdorur edhe forca në mënyrë që të ruhet paqja dhe të mbretëroj harmonia
Jo çdo qenie njerëzore në këtë botë dëshiron ta ruajë paqen dhe harmoninë. Ekzistojnë shumë njerëz të cilët nuk e duan atë për shkaqe dhe interesa të tyre vetjake. Për të ruajtur paqen nganjëherë kërkohet edhe përdorimi i forcës.

Pikërisht për këtë arsye kemi policët, të cilët për të ruajtur paqen dhe rendin në shtet përdorin forcën kundër kriminelëve dhe elementeve armiqësore. Islami është përkrahës dhe nxitës i paqes, gjithashtu i këshillon pasuesit e tij që të luf- tojnë dhunën dhe tiraninë. Lufta kundër dhunës nganjëherë kërkon edhe ushtrimin e forcës. Në Islam fuqia mund të përdoret vetëm kur duhet përkrahur drejtësia dhe paqja.

Pikëpamja e historianit De Lacy O’Leary

Përgjigjja më e mirë ndaj keqkuptimit se kinse feja islame është përhapur përmes shpatës është dhënë nga historiani i njohur De Lacy O’Leary në librin “Islami në Udhëkryq (Islam at the Crossroad)” (faqe 8). “Historia na e bënë të qartë se legjenda e muslimanëve fanatik të shpërndarë anekënd botës duke e përhapur Islamin me tehun e shpatës dhe duke nënshtruar racat e ndryshme është një nga mitet më absurde të fantazuara që historianët kanë mundur ta përsërisin.”

Muslimanët e kanë qeverisur Spanjën për 800 vite me radhë

Dihet fakti se Spanja është sunduar dhe qeverisur nga mus- limanët për më shumë se 800 vjet. Muslimanët në Spanjë asnjëherë nuk përdorën shpatën që t’i detyrojnë njerëzit të konvertohen në Islam. Më vonë, në Spanjë erdhën kryqëzatat e krishtera dhe i zhdukën muslimanët nga ai vend. Është me rëndësi për t’u shënuar se në Spanjë gjatë sundimit të muslimanëve nuk kishte asnjë njeri të vetëm i cili mund të thërriste ezanin në mënyrë të hapur. Ezani është thirrja për në namaz.

14 milion Arab janë kiptas të krishterë

Muslimanët që prej 1400 vjetësh ishin drejtues dhe udhëheqës të Arabisë. Për disa vite, Arabinë e sunduan Britanikët dhe për ca vite të tjerë ajo u qeveris nga Franca. Në përgjithësi, muslimanët e qeverisën Arabinë për 14 shekuj me radhë. Akoma edhe sot ekzistojnë 14 milionë arabë, të cilët janë të krishterë kiptas, d.m.th. të krishterë të lindur me gjenerata. Sikur muslimanët të kishin përdorur gjuhën e shpatës, atje nuk do të mund të ekzistonte asnjë arab i krishterë.

Me shumë se 80% e banorëve të Indisë janë jomuslimanë

Muslimanët në Indi sunduan pothuajse një mijë vjet. Po të dëshironin, ata do të konvertonin në Islam çdo indian, pasi në duart e tyre kishin fuqinë. Më shumë se 80% e popullsisë së Indisë sot janë jomuslimanë. Të gjithë këta indian jomuslimanë janë dëshmitarë se Islami nuk është përhapur përmes forcës, apo siç e quajnë ata “përmes shpatës”.

Indonezia dhe Malajzia

Indonezia është vendi që numëron numrin më të madh të muslimanëve në botë. Shumica e banorëve në Indonezi i përkasin besimit islam. Dikush mund të pyesë: “Cila ushtri muslimane vajti në Indonezi dhe Malajzi për ta përhapur Islamin?”

Për sa i përket përhapjes se Islamit në Azinë Juglindore, dihet fare mirë se arabët atyre ua kishin mësuar Islamin përmes sjelljeve të mira tregtare. Kam pas rastin të dëgjoj personalisht djalin e Ministrit të Arsimit, tashmë Këshilltar i parë i Mbretit te Bruneit, i cili thotë: “Kur populli malaj blinte oriz, arabët në kandarin e tyre çdo herë vënin edhe gjysmë kilogrami më shumë, këtë e bënin nga frika se mos po peshojnë më pak, e në ditën e gjykimit, do të japin llogari

Bregu Lindor i Afrikës

Në mënyrë të ngjashme, Islami është përhapur me një shpejtësi të madhe edhe në Bregun Lindor të Afrikës. Dikush përsëri mund të pyes se mos rastësisht Islami është përhapur përmes shpatës: “Cila ushtri islame mund të ketë shkuar në këtë vend?”

Thomas Carlyle

Historiani i njohur, Thomas Carlyle, në librin e tij “Heroes and Hero worship” (Heronjtë dhe Adhurimi i Heronjëve), i referohet këtij keqkuptimi, i cili ka të bëjë me përhapjen e Islamit: “Me të vërtetë shpata, mirëpo ku do ta gjesh shpatën? Çdo opinion i ri është fillimisht pakicë minoritet, krejtësisht i vetëm. Në mendjen e një njeriu të vetëm. Atje ai ende jeton ashtu siç është. Në tërë botën një njeri i vetëm i beson atij. Atje ekziston një njeri i cili është kundër shumicës, merr një shpatë dhe mundohet të propagandojë me të, por ajo do të bëjë shumë pak për të. Ju doemos duhet ta merrni shpatën! Në përgjithësi, një gjë mund të shumojë dhe riprodhojë vetve- tiu aq sa mundet.”

Nuk ka dhunë në fe

Me çfarë shpate u përhap feja islame? Edhe sikur musli- manët të posedonin një gjë të tillë, ata nuk do ta përdornin për motiv të përhapjes së Islamit, për faktin se Kurani në ajetin vijues thotë: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!…”

Shpata e Mendjes dhe Intelektit

Është shpata e intelektit dhe arsyes, e cila i fiton zemrat dhe mendjet e njerëzve. Kurani në kaptinën Nahl, pjesa e 16-të, ajeti 125, thotë:

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.”19

Shtimi i feve në botë nga viti 1934 deri në vitin 1984

Në një artikull të revistës Reader’s Digest ‘Almanac’, libri i vitit 1986, solli statistikat e shtimit të përqindjes së religjioneve më të mëdha të botës dhe përfshinte periudhën pesëdhjetëvjeçare, respektivisht nga viti 1934 deri në vitin 1984. Ky artikull u publikua dhe në revistën ‘The Plain Truth Magazine’. Në krye të listës renditej feja islame, e cila kishte shënuar rritje në 235%, Krishterimi kishte shënuar rritje vetëm 47%. Dikush mund të parashtrojë pyetjen: Çfarë lufte ndodhi në këtë shekull, ku miliona njerëz përqafuan Islamin?

Islami është feja që po shënon rritjen më të shpejtë dhe
më dinamike në Evropë dhe Amerikë

Sot, në Amerikë, feja më me ndikim dhe me një rritje të shpejtë është Islami. Gjithashtu edhe në Evropë, feja e cila po ecën me një shpejtësi dinamike është Islami. Cila shpatë është duke i detyruar njerëzit në Perëndim që ta pranojnë Islamin, prej nga ky numër i madh i të konvertuarve?

Dr. Joseph Adam Pearson

Dr. Joseph Adam Pearson në mënyrë të drejtë ka thënë:
“Njerëzit të cilët shqetësohen se një ditë bomba nukleare do të bjerë në duart e Arabëve nuk kanë arritur të kuptojnë se bomba islame veç ka rënë, ajo ka rënë ditën kur lindi Muhamedi alejhi selam.”
Xhamite e Tiranes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here