A është haram me e pyet hoxhën pyetje private?

0
260

Pyetje: A është haram me e pyet hoxhën për shembull sa vjeçar është, nga është etj. Sepse shumë po thonë nuk bën, pse nuk bën?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Allahu thotë: “Pyetini ata që dinë nëse ju nuk dini”. Ky ajet i shkurtë është mësim i madh për neve i cili na tregon se lejohet t’i pyesim hoxhallarët, por njëherësh na udhëzon që pyetjet të bëhen vetëm për gjëra që nuk i dijmë, me qëllim që dijetarëve dhe hoxhallarëve të mos u marrim kohë me pyetje dhe biseda të cilat janë të padobishme për pyetësin, sidomos nëse pyetjet bëhen nëpërmjet telefonit.

Nëse pyetësi është mashkull, dhe hoxha i lejon të bëjë edhe pyetje private atëherë nuk prishë punë ta bëjë një bisedë të atillë me hoxhën.

Por, nëse pyetësi është femër, atëherë nuk i ka hije asaj të bëjë pyetje private dhe as hoxhës nuk i ka hije t’i përgjigjet, sepse kjo bisedë është e panevojshme dhe e padobishme, përkundrazi, ajo bisedë mund të përshkallëzohet nga e keqja dhe të jetë shkak për rënie në gabime dhe harame të mëdha. Bisedat e panevojshme të femrës me një mashkull të huaj, qoftë ai edhe hoxhë janë shteg drejt haramit. Këtë edukatë duhet ta mësojmë prej nënave të besimtarëve, grave të Pejgamberit, të cilat Allahu i urdhëroi: “mos u llastoni në të folur që pastaj t’i ngjallet lakmia atij që ka sëmundje në zemër”. Nëse një porosi e atillë u është thënë nënave të besimtarëve, te të cilat nuk ka lakmuar askush meqë ishin nënat tona, atëherë çfarë mund të thuhet për femrat tjera?!

Pra, e gjitha kjo është që edhe pyetësja edhe hoxha të jenë sa më larg fitnes dhe ngacmimeve të shejtanit. Allahu na ruajttë të gjithëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here